10/07/2006
Për katër ditë, fortesa normalisht e qetë e Petrovaradinit, mikëpriti grupe muzikore, DJ dhe më tepër se 100,000 të rinj që nuk flinin.
Nga Jelena Tusup për Southeast European Times në Novi Sad -- 10/07/06
![]() U hap javën e shkuar në Novi Sad festivali EXIT. [Davor Konjikusiç] |
"Shteti EXIT", vendi më i ri dhe më i vogël në Ballkan, hapi për të gjashtën herë të enjten (6 korrik) portat e tij ndaj më tepër se 100,000 të rinjve. Për katër ditë, qyteti i Novi Sadit dhe fortesa e Petrovaradinit, përndryshe e qetë, jetuan një jetë krejt tjetër, atë të grupeve muzikore, DJ-ve, rinisë dhe pagjumësisë.
Me 600 artistë dhe mbi 35,000 vizitorë në natën e hapjes, është e qartë që pas gjashtë vjetësh festivali ja ka arritur jo vetëm të mbajë një nivel të lartë interesimi por të bëhet një nga dëfrimet më të mëdha në Evropë.
Kishte diçka për gjithsecilin, duke përfshirë grupet e njohura si Franz Ferdinand, Morrisej, Kult, Pet Shop Boys, Billy Idol dhe HIM, për të mos përmenduar DJ-të e famshëm në botë si Dejv Klark, Xhef Mills dhe Derrik Mej.
Dy skenat më të mëdha, Skena Kryesore dhe Arena e Kërcimit qenë mbushur plot me njerëz deri sa ngrihej dielli mbi Danub. Tifozët e përkushtuar kishin zënë vend gjithashtu në skenat e Metal Hammer, Blues dhe Reggae, dhe Fusion. Kjo e fundit, që shfaqte mjaft interpretues nga Ballkani, ishte e treta për nga popullariteti.
Atje, lidhjet ish jugosllave qenë më të forta se jashtë festivalit. Në përgjithësi, këngëtarët më popullorë dhe grupet qenë nga Kroacia dhe më të vizituarit dhe më të suksesshmit qenë Darko Rundek, Let 3 dhe Masimo Saviç.
Ditën, zbavitja vazhdonte rreth kampit të famshëm të EXIT dhe në breg të lumit. Armatosur me ujë, kostume banje e syze dielli, njerëzit kërcenin rreth skenës së bregut gjatë tërë ditës. Kur lodheshin, kërkonin strehë në hijen e pemëve të mëdha e flinin në tokë. Natën, ktheshehin përsëri në Petrovaradin për më tepër zbavitje, muzikë e miqësi.
Të huajt që erdhën në festival thonë se qenë mahnitur nga afrimi shlodhës e miqësor i të rinjve serbë. Ndonëse shifra ekzakte nuk ka, përshtypjet e para sugjerojnë se kishte më shumë britanikë (mbi 2,000), gjermanë dhe hollandezë si edhe vizitorë nga vende të tillatë largëta si Australia. Por në EXIT, nuk është puna të jesh një i huaj apo një serb. Ky është një "shtet" pa kufij.
Natyrisht, festivali është i njohur për përmbajtjen e tij sociale. Kjo është një veprimtari miqësore OJQ-je dhe mirëpret organizatat që nxisin "filozofinë e ikjes" dhe çështje të tilla si anti-racizmi, anti-ksenofobia, nxitja për udhëtimet pa vizë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Këtë vit, komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn bëri një vizitë duke patur rastin të shohë atë që shumë e konsiderojnë si "pjesa më e bukur e Serbisë".
Serbët, ndërkohë, patën një rast gjithashtu të shohin anën më të shkueshme të Rehnit. Ai luajti në një ndeshje futbolli në kampin e EXIT dhe humbi ndaj ekipit vendas, 0-3.
Përveç Rehn, qenë aty Presidenti serb Boris Tadiç, Kryebashkiakja e Novi Sadit Maja Gojkoviç dhe Mministri i Jashtëm Vuk Drashkoviç.
Nga grupet muzikore, një nga më populloret qe Franz Ferdinand. Ata mbretëruan në kështjellë natën e parë me më tepër se 20,000 tifozë që brohorisnin për ta. Grupi e ka marrë emrin nga princi austriak që u vra në Sarajevë në 1914 nga Gavrilo Princip, duke ndezur Luftën e Parë Borërore.
Midis shumë anekdotave nga festivali i sivjetëm, një që kujtohej më shumë qe lidhur me ish-këngëtarin e Smiths, Morrisej që harroi disa nga vargjet e tij gjatë shfaqjes në ditën e dytë. Turma megjithatë, nuk i kishte harruar ato.
"Më së fundi, dikush i di fjalët e këngëve të mija!" thirri Morrisej. "Shikuesit e EXIT qënkan tamam!"
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes