Asi i NBA, Vlade Divac i rras kosh qeverisë serbe

06/07/2006

Vlade Divac, ish basketbollisti i famshëm i kthyer në biznesmen shënoi një fitore të madhe me vendimin e Gjykatës së Lartë Serbe që mund ta lejojë atë të blejë gazetën me qarkullim më të madh të vendit, të përditshmen e Beogradit, Vecernje Novosti.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd - 06/07/06

photo

Vendimi i gjykatës serbe hap udhën për Vlade Divac të blejë të përditshmen e Beogradit, Vecernje Novosti. [OKB]

Ish ylli i NBA, Vlade Divac që ka luajtur me Chicago Bulls, Sacramento Kings dhe LA Lakers, ka fituar gjyqin e tij ndaj ministrisë për çështjet ekonomike. Ministria është përgjegjëse për Agjensinë Serbe të Regjistrimit të Biznesit e cila kishte refuzuar të regjistronte një rritje të kapitalit të aksioneve nga kompania e Divac në të përditshmen e Beogradit Vecernje Novosti.

Duke penguar atë që normalisht duhej të ishte një çështje teknike, agjensia u duk se mbante anën e atyre që kërkonin të ndalonin privatizimin e së përditshmes e cila është e njohur për qëndrimin nën urdhërat e qeverisë.

Sipas Gjykatës së Lartë, agjensia nuk ka bazë ligjore për ndaljen e procedurës së regjistrimit, pavarësisht nga polemika aktuale rreth pjesës së shtetit në kapitalin e aksioneve. Nuk është e qartë në se pjesa shtetërore i takon Serbisë apo ish shtetit të përbashkët të Serbi-Malit të Zi.

Pjesa që kompania e Divac qe ndaluar të mbante u qe lejuar një grupi aksionerësh të vegjël kryesuar nga kryeredaktori dhe menazheri kryesor i Vecernje Novosti, Manojlo Vukotiç.

Ylli i basketbollit u ankua duke thënë se masa ishte për shkak të presionit politik nga brenda partisë së kryeministrit serb Vojislav Koshtunica që me sa duket nuk ka qejf të humbë ndikimin që gëzon nëpërmjet gazetës me qarkullim më të madh në vend.

Divaci i shumëpëlqyer fillimisht u ofroi aksionerëve 2,500 euro për aksion duke premtuar se nuk do të ndikonte politikën botuese dhe nuk do të hiqte askënd. Ai tha se megjithatë, kjo nuk ishte oferta e tij përfundimtare.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas një kompanie të pavarur kontrolli, Vecernje Novosti vlerësohet në 30 milion euro. Të tjerë të interesuar për gazetën përfshijnë Westdeutsche Allgemeine Zeitung, si edhe disa manjatë serbë. Gjermanët kanë ofruar 3,500 euro për aksion por pa përmendur një program social, ndërsa manjatët serbë nuk i kanë bërë ende publike ofertat e tyre.

Manovra me kapital të përbashkët në vend të një blerjeje të drejtpërdrejtë të aksioneve apo një marrje nën kontroll, është e ligjshme në cak. Por ajo është e zakonshme në Serbi, pasi qeveria dhe drejtoritë e ndërmarrjeve përdorin rrugëdalje të ndryshme ligjore për të penguar aksionerët e vegjël nga shitja e pjesëve të tyre në bursë.

Ky nuk është konflikti i parë i Divac me qeverinë serbe. Më parë, ai u orvat të blinte prodhuesin e ujit mineral më të shitur në Serbi, Knjaz Millosh. Por të tjerët e bllokuan atë, duke përfshirë Komisionin e Sigurimeve, lobistët dhe ambasadat e huaja. Kompania më së fundmi u ble nga një fond me bazë në ishujt Kajman.

Nuk është e mundur të apelohet vendimi i Gjykatës së Lartë. Qeveria ose duhet të veprojë shpejt dhe të caktojë një blerës, ose duhet të pranojë faktin që Divac, mbi të cilin asaj i mungon ndikimi, do të blejë më së fundi diçka në Serbi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment