Kërkohet ndalimi për ultranacionalistët serbë

04/07/2006

Fyerja e deputetit Zoran Krasiç të Partisë Radikale Serbe ndaj një anëtari kabineti muajin e kaluar ka rezultuar në thirrje për ndalimin e partisë.

Nga Davor Konjikusiç për Southeast European Times nga Zagrebi - 04/07/06

photo

"Kur ngjet diçka e tillë, apologjia publike do të ishte më se e nevojshme, si një shenjë dëshire për t'i dhënë fund një herë e përgjithmonë çdo forme të diskriminimit etnik," tha Kryeministri Vojislav Koshtunica duke reaguar ndaj incidentit. [Getty Images]

Prokurorët në gjykatën e qarkut të Beogradit do të vendosin në se do të nisin procedimin ligjor kundër Partisë Radikale Serbe (SRS) ultranacionaliste, për fjalime të urrejtjes dhe shpifje etnike, pas një sulmi me gojë në parlament muajin e kaluar ndaj një anëtari të kabinetit. Në 28 qershor, partia pro-perëndimore G17 dërgoi një peticion ku kërkon që partia të ndalohet.

"Ne besojmë se në 16 vjetët e fundit, zyrtarët dhe krerët e SRS kanë përdorur gjuhën e urrejtjes dhe kanë treguar intoilerancë kombëtare, fetare e racore më shpesh se sa kanë përdorur parimet demokratike në punën e tyre," citonte radio B92 një ekspert ligjor të G17, Aleksandër Nikoliç, të thoshte. Më tepër se 70,000 vetë e kanë nënshkruar peticionin, shtonte ai.

Incidenti më i fundit ndodhi gjatë një diskutimi parlamentar mbi legjislacionin që rregullon pagat e shërbimit civil. Deputeti radikal Zoran Krasiç filloi një sulm me sharje kundër Ministres së Bujqësisë Ivana Duliç-Markoviç, që u bë qysh atëhere zëvendëskryeministre, duke sulmuar preardhjen e saj etnike kroate dhe duke e quajtur atë një pjestare të Ustashëve.

Duliç-Markoviç e tronditur dukshëm tha se ajo dhe familja e saj qenë krenarë që ishin qytetarë serbë. "Dua vetëm të them se ky është një fjalim urrejtjeje e kaosi që thotë më shumë për ata që e përdorin atë se sa për familjen time. Familja ime është e respektuar dhe ne jemi shumë krenarë të jemi qytetarë të Serbisë dhe Vojvodinës," tha ajo.

Sulmi verbal do ta nxisë atë të luftojë edhe më me energji për një Serbi evropiane dhe për reformat, shtoi ministrja.

Me ligj, Krasiç dhe partia e tij mund të paditen për nxitjen e urrejtjes etnike, racore e fetare, të trazirave dhe intolerancës. Dënimet për të tilla veprime shkojnë nga gjashtë muaj deri pesë vjet burg dhe disa po bëjnë thirrje që Krasiç t'i hiqet imuniteti parlamentar.

SRS që ka refuzuar të distancohet nga komentet apo të lëshojë një ndjesë, mund të ndalohej mbi baza kushtetuese, thonë ekspertët. Kushtetuta rreshton nxitjet etnike dhe intolerancën racore e fetare si një nga bazat për ndalimin e veprimtarive të një partie apo organizate politike.

Duke reaguar ndaj sulmit të një anëtari të qeverisë së tij, Kryeministri Vojislav Koshtunica tha se fyerjet dhe ofendimet e drejtuara ndaj individëve janë krejtësisht të huaja për traditën serbe.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kur ngjet diçka e tillë, apologjia publike do të ishte më se e nevojshme, si një shenjë dëshire për t'i dhënë fund një herë e përgjithmonë çdo forme të diskriminimit etnik," tha ai.

Në 29 qershor, parlamenti zgjodhi Duliç-Markoviç si nënkryeministre. Gruaja e parë që mban këtë post, ajo pasoi ish kreun e G17 Miroljub Labush.

Dikur aleate e regjimit të Millosheviçit, SRS ka kërkuar të përfitojë nga vuajtjet ekonomike në Serbi si edhe nga mëria ndaj gjykatës së Hagës dhe çështja e Kosovës. Themeluesi i saj, Vojislav Sheshelj është në burg në Hagë ku përballet me akuza të krimeve të luftës.

Partia mban aktualisht 80 vende në parlament, duke e bërë atë bllokun më të madh dhe sondazhet tregojnë se ka fituar mbështetetje në muajt e fundit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment