Në bare, plazhe dhe në punë, shqiptarët kanë ethen e Kupës Botërore

30/06/2006

Ndonëse Shqipëria nuk siguroi një vend në Kupën Botërore 2006 në Gjermani, tifozët vendas të futbollit po ndjekin me interes konkurimin.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 30/06/06

photo

Shumë kafene dhe bare në Tiranë shfaqin ndeshjet e Kupës Botërore. [Gent Shkullaku]

Kafenetë, baret dhe restaurantet në kryeqytetin shqiptar po përdorin Kupën Botërore për të tërhequr më tepër klientë. Në shumë nga to, pronarët ofrojnë ekranë të mëdhej të rrafshtë televizorësh për të parë ndeshjet.

"Është një shans për ne për të patur më shumë klientë. E dimë që kjo periudhë është shumë e ngjeshur me ndeshje dhe e dimë që shumë njerëzve do t'u pëlqente t'i shihnin ato...Është një mënyrë e mirë për ne për të fituar gjithashtu. Ata do të ndjekin ndeshjet dhe gjithashtu do të konsumojnë diçka nga baret tona," i tha SETimes pronari i një kafeneje.

Disa që janë në punë gjatë zhvillimit të Kupës Botërore thonë se kanë gjetur një zgjidhje duke vënë një televizor në zyrat e tyre. Edhe pse nuk mund ta ndjekin të gjithë ndeshjen, ata prapë mund të kënaqen me atmosferën.

Të tjerë kanë përdorur internetin për të marrë komentet mbi ndeshjet dhe rezultatet.

Midis vendeve më të mbushura të vendit këto ditë janë qendrat e basteve. Ato janë plot me njerëz që vënë shuma të ndryshme parash për ekipet e tyre të zgjedhura.

"Që kur nisi Kupa Botërore, jemi të zënë. Shqiptarëve u pëlqen mjaft të vënë baste: seria A e Italisë, liga kryesore angleze, kampionati francez, spanjoll e me rradhë. Tani ata kanë një arsye më shumë. Kjo është Kupa Botërore! Që do të thotë më tepër punë për ne," thotë një arkëtar në një qendër bastesh.

Emocionet ndizen, veçanërisht kur përfundimi i një ndeshjeje vendoset në minutat e saj fundit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"E mbaj frymën deri në fund. Kemi patur raste kur rezultatet kanë ndryshuar në minutën e fundit, duke prishur gjithshka për disa dhe duke bërë të lumtur të tjerë. Kjo ndodhi me ndeshjet Suedi-Paraguai, Angli-Trinidad dhe Gjermani-Poloni. Po kjo ëshë lojë dhe gjithshka varet nga fati për ekipet," thotë një tifoz futbolli në Tiranë.

Ndanë bulevardit kryesor Dëshmorët e Kombit të kryeqytetit është një ekran i madh që shfaq ndeshjet. Normalisht, në këtë kohë të vitit, shqiptarët do të kishin nisur pushimet apo së paku do të vizitonin plazhet gjatë ditës.

Moti këtë vit ka qenë i paqëndrueshëm me më shumë shi e re. Po kur shndrit dielli, njerëzit buzë bregut të Adriatikut i kombinojnë aktivitetet: shtrihen në rërë, lahen në det dhe kanë kujdes të mos humbin asnjë minutë të vetme nga Kupa Botërore.

Siç tha një pronar hoteli: "njerëzit mund të vijnë në plazh dhe natyrisht të përdorin ekranet e sheshtë dhe televizorët që kemi vënë për Kupën Botërore. Nuk është një zgjidhje e shkëlqyer kjo: të ndjekësh ndeshjet e futbollit në breg të detit?"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment