Si e kemi zili ne të OKB-së Kampionatin Botëror

26/06/2006

Si kurorëzim i lojës së vetme të vërtetë globale, Kampionati Botëror ofron shumë gjëra që bota do të bënte mirë të arrinte, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan.

Nga Kofi A. Annan

photo

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan. [Getty Images]

Ju mund të habiteni se çdo sekretari i përgjithshëm të shkruajë rreth futbollit. Por në fakt, Kampionati Botëror na bën ne në OKB ziliqarë. Si kurorëzim i lojës së vërtetë të vetme globale, luajtur në secilin vend nga çdo rracë e fe, ajo është një nga pak dukuritë aq universale sa Kombet e Bashkuara. Mund të thuash se është edhe më universale. FIFA ka 207 anëtarë; ne kemi vetëm 191.

Por ka arsye të tjera më tej për të qenë ziliqarë. Së pari, Kampionati Botëror është një veprimtari ku çdo vend e di se ku qëndron ekipi i tyre dhe çka bërë ai për të ardhur atje. Ata e dinë kush shënoi dhe si, në cilën minutë të lojës; e dinë kush gaboi me portën bosh; dinë kush e shpëtoi penalltinë. Dëshëroj që të kishim më tepër nga ky lloj konkurrimi në familjen e kombeve. Vendet të haeshin haptazi për klasifikimin më të mirë në tabelën e respektit për të drejtat e njeriut dhe të përpiqeshin t'ja kalonin njeri tjetrit në normat e fëmijëve të lindur që jetojnë apo regjistrimin në arsimin e shkallës së dytë. Shtetet të paraqisnin arritjet e tyre për t'i parë gjithë bota. Qeveritë të qenë përgjegjëse për ato veprime që i sollën ato në këto rezultate.

Së dyti, Kampionati Botëror është një veprimtari që secilit në planet i pëlqen të flasë për të, duke zbërthyer se çfarë bëri mirë dhe çfarë mund të bënte ndryshe ekipi i tyre për të mos përmendur ekipin e palës tjetër. Njerëzit të ulur në kafe kudo nga Buenos Aires në Pekin, debatojnë pafund pikat më të bukura të lojrave, duke zbuluar një dijeni intime jo vetëm për ekipet e tyre kombëtare por edhe për shumë të të tjerëve, dhe duke e shprehur veten për subjektin me po aq qartësi sa dhe pasion. Normalisht të vegjëlit gjuhë-lidhur bëhen befas elokuentë, me vetbesim dhe shkëlqejnë si ekspertë analitikë. Doja të kishim më shumë nga ky lloj bisedimi në botën në përgjithësi. Qytetarë të tretur nga çështja se si vendet e tyre mund të bënin më shumë në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor apo në reduktimin e numrit të emetimeve të karbonit apo infeksionet e reja të HIV.

Së treti, Kampionati Botëtor është një veprimtari në një fushë loje të niveluar, ku secili vend ka një shans të marrë pjesë në kushte të barabarta. Vetëm dy gjëra kanë rëndësi në këtë lojë: talenti dhe puna në skuadër. Do të doja të kishim më tepër nivelues të tillë në arenën globale. Këmbime të lira e të ndershme pa ndërhyrjen e subvencioneve, pengesave apo tarifave. Që çdo vend të gjente një shans të vërtetë për të shfaqur forcën e tij në skenën botërore.

Së katërti, Kamptionati Botëror është një veprimtari që ilustron përfitimet e ndër-pjalmimit midis vendeve e popujve. Gjithnjë e më tepër ekipe kombëtare mirëpresin tani trainerët nga vende të tjera; të cilët sjellin mënyra të reja të të menduarit dhe të lojturit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

E njëjta ndodh për numrin në rritje të lojtarëve që midis Kamptionateve Botërore përfaqësojnë klubet larg vendeve të tyre. Ata futin cilësi të reja në ekipin e tyre të ri, rritur nga përvoja dhe janë në gjendje të kontribuojnë edhe më tepër në anën e vendit të tyre kur kthehen. Në proces, ata shpesh bëhen heroj në vendet e tyre të adoptuar, duke ndihmuar të hapin zemrat e të zgjerojnë mendjet, për emigrantët, për vendet e tyre të origjinës dhe për shoqëritë që i marrin ata. Këta emigrantë jo vetëm ndërtojnë jetë më të mira për veten e familjet e tyre, por janë gjithashtu agjentë të zhvillimit: ekonomik, social dhe kulturor, në vendet ku shkojnë e punojnë, dhe kur kthehen në vendet e tyre ata frymëzojnë nëpërmjet ideve të reja të fituara dhe përvojës.

Për secilin vend të luash në Kampionatin Botëror është një çështje e krenarisë së thellë kombëtare. Për vende të kualifikuara për herë të parë, si Gana ime, kjo është një stemë nderi. Për ata që e bëjnë këtë pas vitesh prapësish, të tillë si Angola, kjo jep ndjesinë e një ringjalljeje kombëtare. Dhe për ata që aktualisht janë coptuar nga konflikti, të tillë si Bregu i Fildishtë, por që ekipi i të cilit është një simbol i fuqishëm dhe unik i unitetit kombëtar, ajo frymëzon jo më pak se shpresë dhe rilindje kombëtare.

Ajo që më sjell këtu është ndoshta ajo që kemi më tepër zili ne në Kombet e Bashkuara: Kamptionati Botëror është një veprimtari ku shohim aktualisht të bëhen gola. Nuk flas vetëm për golat që një vend shënon; dua të them se goli më i rëndësishëm për të gjithë është të jesh atje, pjesë e familjes së madhe të kombeve e vendeve, duke festuar njerëzimin tonë të përbashkët.

Ky artikull është shfaqur së pari në Bild am Sonntag.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment