Australianët shkojnë në raundin tjetër pas një fundi rrëqethës me kroatët

23/06/2006

Ekipi kombëtar australian i futbollit korri një sukses historik, duke kaluar në raundin e 16-shes në Kupën Botërore. Ndërkohë, Josip Simuniç u shqua me një gjë të rrallë në futbollin ndërkombëtar, duke marrë tre kartona të verdhë me sa duket nga një gabim i arbitrit.

Nga Jovan Gjeriç për Southeast European Times në Novi Sad -- 23/06/06

photo

Harry Kevell i Australisë ndiqet nga Niko Kovaç i Kroacisë të enjten (22 qershor) gjatë ndeshjes së grupit F. [Getty Images]

Traineri kroat Zlatko Kranjçar dhe djemtë e tij po kthehen në shtëpi pas fazës së parë të Kupës Botërore FIFA 2006. Të enjten (22 qershor) në Shtutgart, australianët ja dolën të kapërcejnë defiçitin prej dy golash dhe të kundërsulmojnë për një barazim. Ata do të ndeshen tani me Italinë të hënën, ndërsa fituesi tjetër i grupit F, Brazili, do të ndeshet me Ganën.

Loja nisi krejtësisht mirë për Kroacinë, e cila shënoi vetëm pas dy minuta loje. Sulmuesi australian Viduka nuk pati mundësi tjetër përveç se të rrëzonte Kovaç dhe goditja e lirë që pasoi e Srnës e dërgoi me sukses topin me të majtën në rrjetën e Kalac, duke shënuar golin e parë të Kroacisë në turne.

Tridhjetë minutat e tjera panë një presion të vazhdueshëm nga australianët por kroatët e mbrojtën me sukses portën e tyre. Në minutën e 38-të, Tomas u thye nën presionin dhe përdori dorën brenda zonës së penalltisë. Pa ngurrim, arbitri Graham Poll dha një penallti që Mur e ktheu në një gol barazimi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Pjesa e dytë solli më shumë drithma. Kovaç bëri një orvatje në minutën e 56-të, Kalac reagoi sikur të ishte ndeshja e tij e parë ndonjëherë dhe Kroacia ishte për atë çast në raundin e 16-shes. Kroatët demonstruan më tepër forcë në këtë stad të lojës dhe u duk sikur ish Jugosllavia do të kishte një përfaqësuese në gjysmën e epërme të tabelës së turneut.

Më pak se njëzet minuta e ndanin Kroacinë nga stadi tjetër i Kupës së saj Botërore, por australianët qenë në sulm. Portjeri Pletikosa bëri dy shpëtime të pabesueshme në minutën e 72-të. Kevell u orvat të shënonte dy herë, por përpjekjet nuk qenë aq sa ç'duhej për portjerin kroat. Orvatja e dytë përfundoi në lojë mashtuese nga australianët kur Kevell dhe Aloisi i ndërhynë Pletikosës tamam përpara vijës së portës. Pesë minuta më pas, Tomas luajti përësri hendboll brenda zonës së penalltisë, por këtë rradhë arbitri Poll s'bëri zë.

Dy minuta më pas, ndeshja gjeti rezultatin e saj përfundimtar kur një tjetër gjuajtje nga Kevell ndërpreu shpresat e Kroacisë për kalimin në fazën tjetër. Në minutën e 85-të, kroatët mbetën me dhjetë vetë në fushë, pasi Simiç mori kartonin e tij të dytë të verdhë për atë natë. Përpara se Australia të përfundonte, megjithatë, Emerton mori paralajmërimin e tij të dytë në 5 minuta dhe doli jashtë.

Ndonëse Kroacia nuk qe në gjendje të merrte fitoren që i duhej, një lojtar bëri një farë historie. Siminiç mund të përshkruhet tani në librin e rekordeve të FIFA-s si lojtari i parë që merr tre kartona të verdhë. I dyti karton i tij erdhi në minutën e 90-të por Poll nuk e nxorri atë jashtë dhe ai mbeti në lojë, vetëm për të marrë një tjetër në minutën e tretë të kohës shtesë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment