Lojtarët e Serbi-Malit të Zi mundin veten e tyre

22/06/2006

Gabimet nga Serbi-Mali i Zi i kushtuan skuadrës kryesimin 2-0 dhe siguruan një humbje të tretë për të Kaltërit.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 22/06/06

photo

Një tifoz i Serbi-Malit të Zi brohoret për ekipin e tij. [Getty Images]

Serbia dhe Mali i Zi lë Kupën Botërore 2006 në Gjermani pa një pikë të vetme të fituar. Përpara 66,000 spektatorëve në Alianz Arena të Munihut, skuadra me dhjetë vetë e Ilija Petkoviç u mund nga Bregu i Fildishtë, 3-2. Të Kaltrit kthehen në atdhe kokëulur, ndërsa Elefantët fituan pikët e para në historinë e tyre në Kupën Botërore.

Me golat nga Nikola Zigiç dhe Sasha Iliç, Serbi-Mali ishte 2-0 deri në minutën e 35-të. Ekipi dukej sikur më së fundi kishte rimarrë fuqinë e vet. Por e gjithë kjo u avullua në hiç, falë dy goditjeve me dorë nga Milan Dudiç, një kartoni të kuq të marrë nga Albert Nadj dhe një loje energjike nga bregasit.

Ndeshja nisi me Bregun e Fildishtë që kishte inisiativën. Dindane shpërtheu në anën e djathtë në minutën e katërt por askush nuk ishte përballë Jevriç për të kapur topin. Goditja e gjatë e Bokës nga e majta doli paksa jashtë. Kone mbajti një sulm të vazhdueshëm nëpër qendrën e mbrojtjes së Serbi-Malit të Zi.

Të Kaltrit prireshin për lojën e tyre mbrojtëse të njohur, aq të suksesshme gjatë stadit kualifikues dhe kjo solli frut në minutën e 10-të kur pasi i Stankoviç nga e djathta e qendrës gjeti Zigiç. Sulmuesi i Yllit të Kuq të Beogradit, lëvizi një hap djathtas, kaloi prapa Bles Kuasit dhe mashtroi portjerin Bubakar Berri.

Në minutën e 14-të, fatkeqësia goditi mbrojtjen e Serbi-Malit të Zi. Mladen Krstajiç u dëmtua dhe Nadj zuri vendin e tij. Nga rreshtimi mbrojtës i fillimit, vetëm Goran Gavrançiç mbeti në fushë.

Pesë minuta më pas, Bregu i Fildishtë solli një aksion shumë të pasur në një përfundim të dobët, me topin që kërcente si në një fushë bilardoje midis lojtarëve afrikanë në zonën e portjerit duke përfunduar më së fundmi mbi portën e Jevriç. Për këtë gabim, ata u ndëshkuan në sulmin tjetër të Serbi-Malit të Zi. Sasha Iliç përfitoi nga kontrolli i dobët i Siril Demoro, e kaloi topin pas mbrojtësve dhe gjeti rrjetën.

Në minutën e 35-të me një gjuajtje të zakonshme në zonë, Dudiç ngriti duart mbi kokën e tij në një krosim të Bokës dhe arbitri Marko Rodrigues tregoi vendin e penalltisë. Nga 11-metërshi, Dindane gjuajti në qoshen e majtë të Jevriç, dy herë, sepse arbitri e përsëriti goditjen. Të dy goditjet e Dindane qenë në shenjë ndonse vetëm njëra u quajt.

Tani i kthyer në lojë, Bregu i Fildishtë pati erë në velat e veta. Pastaj vjen një tjetër proçkë nga një lojtar i Serbi-Malit të Zi. Pas vetëm 30 minutash si zëvëndësues, Nadj mori ndëshkimin e dytë në pjesën e parë për një ndërhyrje ndaj Kader Keita.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Me largimin e tij, dyshja bregase Didier Zokora dhe Jaja Toure mori më tepër hapësirë. Ekipi i reduktuar i Serbi-Malit të Zi nuk kishte fuqi të shpërthente nga krahët dhe të ushqente Zigiç, i cili e pa veten të shkëputur.

Zotërimi i mesfushës i bëri bregasit të luanin me tre sulmues duke i hapur tepër punë portierit Jevriç. Barazimi për Bregun e Fildishtë erdhi në minutën e 67-të kur Dindane i vuri kokën goditjes së lirë të Keita në zonë. Serbi-Mali i Zi humbi një rast të mirë në minutën e 77-të kur Dejan Stankoviç goditi me kokë një goditje të lirë të Gjorgjeviç por e nxorri topin jashtë porte.

I pakënaqur me një gabim të kushtueshëm, Dudiç bllokoi përsëri me dorë një top në ajër dhe bregasit patën përsëri një penallti. Me lojën në xhep, Bregu i Fildishtë luajti me qetësi një futboll zotërues ndonse humbi Domoro me një karton të dytë të verdhë.

Bregasit qenë në gjendje të fitonin një farë krenarie dhe nderi nga Kupa e tyre e parë Botërore, ndërsa Serbi-Mali i Zi kaloi nga një makth në një tjetër. Një nisje e re do të fillojë tani për ekipet e ndara të Serbisë dhe Malit të Zi të pavarur. Ndeshja e parë zyrtare e Serbisë, kundër Republikës Çeke është në 16 gusht.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment