21/06/2006
Shfaqja e Serbi-Malit të Zi në Kupën Botërore 2006 shënoi një gulç të fundit pakënaqësie për traditën dikur krenare të futbollit jugosllav. Korrespondenti i SETimes Georgi Mitev-Shantek vështron pas.
Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 21/06/06
![]() Lojtarët e Serbi-Malit të Zi pozojnë përpara ndeshjes me Argjentinën në Kupën Botërore, në 16 qershor në Gelsenkirshen. [Getty Images] |
Kupa Botërore 2006 në Gjermani shënoi daljen e parë dhe të fundit në veprimtari të Serbi-Malit të Zi, ashtu siç Franca 1998 pa dukjen e fundit të Republikës Federale Jugosllave. Përpara kësaj ishte Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë, Mbretëria e Jugosllavisë dhe më pas në 1920, Mbretëria e serbëve, kroatëve e sllovenëve, ekipi i të cilëve luajti në ndeshjen e vet të parë ndërkombëtare kundër Çekosllovakisë, një tjetër vend që tani nuk ekziston më.
Për fat, ndryshimi i emrave nuk është e vetmja gjë për të cilin është i njohur futbolli në ish Jugosllavi. Në kualifikimet e Euro 2008, ne mund të presim të shohim ekipe që konkurrojnë nga Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe bile ndoshta dhe nga Kosova. Ata janë trashëgimtarët modernë të një tradite të shquar.
Ekipi kombëtar doli në dhjetë kupa botërore, duke arritur në gjysmëfinale në dy prej tyre. Dy herë ka marrë pjesë në finalet e Euro dhe gjithashtu mburret me një rekord të mahnitshëm në Olimpiadat, një medalje të artë, tre të argjendta dhe një bronxi.
Duke filluar me Kupën Botërore 1930 në Uruguai, ish Jugosllavia ishte një forcë e rëndësishme në futbollin ndërkombëtar. "Shqipet e bardha" mundën Brazilin dhe dolën në gjysmëfinale ku u mundën nga Uruguai 6-1, ndonëse në një lojë të çuditshme ndaj më shumë se 11 lojtarëve. Goli i parë i Uruguait erdhi kur një polic nga anësori e futi përsëri topin në lojë.
Pas pagëzimit me zjarr, Jugosllavia u rrit qëndrueshëm drejt niveleve të kreut, duke dalë aty në vitet 1950 dhe 1960. Epoka e artë erdhi në fund në vitet 1970, ndonëse tifozët fërgëlluan për ringjalljen më 1987 kur ekipi i të rinjve fitoi kampionatin botëror në Kili dhe përsëri në Kupën Botërore të Italisë në 1990. Ekipi që shkoi në Kili përbëhej kryesisht nga lojtarë kroatë, udhëhequr nga Davor Shuker, Zvonimir Boban dhe Robert Prosinecki.
Italia 1990 pa një ekip briliant përzgjedhur nga boshnjaku Ivica Osim, ndoshta traineri më i mirë jugosllav ndonjëherë. Ajo u ndesh me mbrojtësen e titullit, Argjentinën, duke luajtur për 60 minuta me një lojtar më pak pasi Sabanxhoviç mori karton të kuq duke mbuluar Maradonën e madh. Beteja trimërore përfundoi me goditje penalltish dhe Argjentina fitoi.
Në vitet që pasuan, sanksionet ndërkombëtare e lanë Jugosllavinë jashtë botës futbollistike. Kostoja ishte e dukshme në 1998, kur ekipi jugosllav nuk shkoi më larg se raundi i dytë. Ish shokët e tyre të skuadrës në Kroaci vazhduan të bëheshin yjet surprisë të veprimtarisë. Ekipi pastaj mbeti jashtë në 2002 pasi barazoi 1-1 me Slloveninë në ndeshjen finale kualifikuese.
Në Gjermani më 2006, trashëgimia jugosllave është përfaqësuar nga dy ekipe, Kroacia dhe Serbi-Mali i Zi dhe katër trainerë. Përveç Zlatko Kranjçar dhe Ilija Petkoviç, janë gjithashtu Branko Ivankoviç që drejton ekipin iranian dhe Ratomir Gane Dujkoviç, i cili bëri një përzgjedhje të shkëlqyer për Ganën.
Mungon në turne legjendari Bora Milutinoviç, i cili drejtoi ekipte nga pesë vende të ndryshme në pesë kupat e fundit botërore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara në 1994 dhe Kinën në 2002. Suksesi këtyre trainerëve është ndoshta testamenti më i mirë i asaj se sa e fortë ka qenë shkolla jugosllave e futbollit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes