19/06/2006
Në ndeshjen e dytë të Kupës Botërore 2006, ekipi kombëtar kroat dominoi mbi Japoninë por nuk qe në gjendje të dilte me një gol.
Nga Jovan Gjeriç për Southeast European Times në Novi Sad -- 19/06/06
![]() Mesfushori kroat Niko Kovaç (majtas) dylufton me mesfushorin japonez Hideoshi Nakata gjatë ndeshjes së futbollit midis Japonisë e Kroacisë në grupin F të Kupës Botërore 2006, të dielën (18 qershor) në stadiumin e Nurembergut. [Getty Images] |
Skuadra që traineri i kombëtares kroate Zlatko Kranjçar zgjodhi për Kupën Botërore 2006 në Gjermani ka patur probleme për të shfrytëzuar rastet e veta dhe për të bërë shumicën e lojës së saj të mirëorganizuar. Si në luftën me Brazilin pesë ditë më parë, në ndeshjen e dytë të grupit, kroatët luajtën me aftësi dhe elasticitet por edhe një goditje penalltie nuk ishte mjaft për ta të shënonin një gol.
Në minutën e 21-të të pjesës së parë, Prso u rrëzua brenda zonës japoneze të penalltisë. Srna, që po tregon se e meriton nofkën "Bekhami kroat", dërgoi një top drejt qoshes së poshtme të djathtë të portës kundërshtare. Por portjeri japonez Kavaguçi ishte tamam atje për ta shpëtuar portën.
Kontributi i portjerit të samurajve blu në minutën e 34-t ishte më pak përshtypjelënës, ndërsa ai nuk ja doli të bllokonte një pas prapa dhe gati bëri një autogol. Rasti më i mirë për samurajtë erdhi në minutën e 51-të kur Jahagisava humbi me portën bosh nga një distancë 6 -7 metra.
Kroatët Klashnik dhe Kranjçar patën rreth gjysmë duzine rastesh për të shënuar por nuk nxorrën në dritë asnjë. Kjo ishte ndeshja e 12-të e ekipit në garat e Kupës Botërore dhe barazimi i tij i parë. Tetë vjet më parë, Kroacia bëri një gol kur u ndesh me Japoninë në të njëjtin stad të garës në Francë në 1998.
Gjatë ndeshjes tjetër, kroatëve do t'u mungojë mbrojtësi i fuqishëm Robert Kovaç, i cili mori kartonin e tij të dytë të verdhë dhe do të jetë jashtë loje për një ndeshje. Kapiteni japonez Mijamoto do të mungojë për të njëjtën arsye nga ndeshja e skuadrës së tij me Brazilin.
Japonia u duk nervoze gjatë shumicës së ndeshjes. Trainerit të tyre, lojtarit legjendar brazilian Arthur Antonios Koimbra "Ziko" do t'i duhet të ndreqë shumë aspekte të lojës japoneze në se shpreson të bëjë diçka kundër bashkëkombasve të tij të enjten.
Të njëjtën ditë, kroacia do të ndeshet me Australinë dhe duhet të fitojë ndeshjen me qëllim që të lëvizë në raundin e 16 skuadrave.
Stadiumi i Nurembergut. Spektatorë: 41,000. Arbitër: de Blikere (Belgjikë). Kroacia: Pletikosa, Srna (Boshnjak 87’), Simuniç, Kovaç R, Tudor (Oliç 70’), Simiç, Babiç, Prso, Kovaç, N, Klashnik, Kranjçar (Modriç 78’). Japonia: Kavaguçi, Mijamoto, Nakata, H, Ogasavara, Takahara (Oguro 85’), Nakamura, Janagisava (Tamada 62’), Santos, Fukunishi (Inamoto 45’), Kaji, Nakazava.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes