16/06/2006
Ndërsa tifozët kroatë shohin skuadrën e tyre të luftojë në grupin F të raundit të parë, shumë do të sillnin ndërmend pjesëmarrjen e saj mahnitëse në Kupën Botërore në Francë në 1998.
(FIFA, National Geographic, BBC)
![]() Tifozët kroatë të futbollit prehen pas arritjes së tyre për ndeshjen e grupit F të Kupës Botërore, Kroaci-Brazil, jashtë stadiumit olimpik të martën (13 qershor) në Berlin. [Getty Images] |
Rreth një e treta e popullsisë së botës pritet të ndjekë Kupën e sivjetshme Botërore, drejtpërsëdrejti apo në TV dhe shumë do ta ndjekin për të parë se sa mirë do të shkojë Kroacia. Përvojat e skuadrës në kupat e mëparshme botërore (ajo ka dalë dy herë në finale qëkurse vendi fitoi pavarësinë) kanë qenë edhe emocionuese edhe zhgënjyese.
Loja e parë në një kampionat të madh për Kroacinë si shtet të pavarur ishte në 1996, në kampionatin evropian në Angli. Dy vjet më pas, në Kupën Botërore 1998 në Francë, ata bënë një hyrje në ngjarjet e futbollit. Me trainer Miroslav Blazheviç dhe përbërë nga lojtarë me përvojë që luanin anembanë Evropës, skuadra zuri vendin e tretë.
Ndeshja çerekfinale me Gjermaninë mbetet, në mendjet e shumë tifozëve, më e madhja që ekipi ka luajtur. Me një lojtar më pak, pasi Kristian Uorns mori një karton të kuq, gjermanët qenë tronditës e të rrezikshëm, por portjeri kroat Drazhen Ladiç qe në gjendje të prapste goditjet nga legjendarët Bierhof dhe Klinsman dhe Kroacia triumfoi 3-0.
Shumë e panë fitoren si një përsëritje të Kupës Botërore 1994 ku Gjermanisë ju dha bileta e kthimit në shtëpi nga një tjetër vend ballkanik, Bullgaria. Për tifozët kroatë, ishte gjithashtu një hakmarrje për humbjen nga Gjermania në kampionatin evropian në 1996.
"Skuadra me zemër" humbi më së fundi në gjysmëfinale. Shpresat e tyre për të dalë në krye përfunduan pas 50 sekondash kur Lilan Thuran shënoi golin e parë për Francën e cila fitoi 2-1. Kroacia përfundimisht u rendit në vendin e tretë.
Dalja e dytë e ekipit në Kupën Botërore ishte në 2002 ku qe në grupin G me Meksikën, Italinë dhe Ekuadorin. Udhëhequr nga traineri Mirko Joziç, ekipi pësoi dy humbje në ndeshjet e raundit të parë, duke u gëzuar vetëm pjesërisht nga një fitore mbi Italinë. Ekipi nuk përparoi dot në raundin e dytë duke i zhgënjyer tifozët.
Me trainerin Zlatko Kranjçar, ekipi arriti këtë vit finalet e Kupës Botërore për herën e tretë rradhazi. Ata përfunduan në krye të grupit 8 kualifikues evropian me shtatë fitore në dhjetë ndeshje. Fitorja më e shquar ishte ndaj Suedisë. Kroacia humbi një kryesim me dy gola me Bullgarinë për të përfunduar në barazim, por më pas korri katër fitore rradhazi midis marsit dhe qershorit 2005.
Të martën (13 qershor) ekipi luajti ndeshjen e vet të parë në grupin F të finaleve të Kupës Botërore 2006 në Gjermani duke humbur me Brazilin 1-0. Ndonse nuk morën barazimin që shpresonin, ekipi mbajti një forcë të patundur dhe nuk i la brazilianët të hynin në ritmin e tyre të zakonshëm.
Të dielën, kroacia do të ketë shansin të shpëtojë fushatën e vet në ndeshjehn e raundit të parë kundër Japonisë. Ndeshja e tyre finale e raundit të parë, kundër Australisë është në 22 qershor.
Për këtë artikull kontribuoi korrespondentja e SETimes, Kristina Çuk.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes