Kroacia e papmposhtur bën përpjekje të shumta ndaj Brazilit

14/06/2006

Në ndeshjen e vet të hapjes në Kupën Botërore 2006, skuadra kroate luftoi sup më sup me pretenduesit e turneut, Brazilin por i mungoi një gol.

Nga Jovan Gjeriç për Southeast European Times në Novi Sad -- 14/06/06

photo

Sulmuesi brazilian Ronaldo (majtas) mbulohet nga mbrojtësi kroat Igor Tudor gjatë ndeshjes së grupit F të Kupës Botërore 2006 të Brazilit kundër Kroacisë, të martën (13 qershor) në stadiumin olimpik në Berlin. [Getty Images]

Kroacia bëri një përpjekje të çmuar në ndeshjen e saj të hapjes të Kupës Botërore 2006 të martën (13 qershor) por një goditje nga Kaka në minutën e 44-t i dha Brazilit pretendues tre pikët e para në rrugën për mbrojtjen e titullit. Rreth 72,000 tifozë në Olympiastadion të Berlinit panë një ndeshje cilësore nga disa nga lojtarët më të mirë të botës ndërsa kroarët u dha yjeve braziliane një ndeshje të fortë.

Me pjesën e parë një breshëri përpjekjesh nga të dy palët, Brazili pati epërsi në gjuajtjet në shenjë. Pastaj, kur afrohej fundi i pjesës së parë, Kak demonstroi se pse është një nga yjet më të shkëlqyer në futbollin e sotëm. Me një minutë para fundit, ai mposhti portjerin kroat Pletikosa i cili nuk qe në gjendje të shpëtonte rrjetën e tij nga një top me të majtën që Kaka dërgoi nga jashtë zonës së penalltisë.

Pjesa e dytë filloi e mbaroi me gjuajtje nga lojtarët kroatë. Ajo që u duhej atyre ishte pak fat për të barazuar në të vetmen kategori statistikore ku Brazili i kaloi, në golat. Kjo nuk ndodhi. Prso, Klashnik, Oliç, Babiç dhe Kranjçar patën të gjithë shanset e tyre por dështuan të mposhtin portjerin brazilian Dida.

Ndërkohë, homologu i tij Pletikosa, në ndeshjen e tij të 50-të me ekipin e vet, ishte nën presion të madh. Vetëm pas minutës së 60-të, Pletikosa bëri shpëtimin më të mirë të ndeshjes kur kapi një top me kokë nga Ronaldinjo.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në minutën e 41-të, traineri kroat Kranjçar qe i detyruar të ndrronte kapitenin e tij Niko Kovaç për shkak të një dëmtimi. Më pas, Kranjçar bëri një tjetër ndrrim të Klashnik me Oliç në minutën e 56-të. Nga ana tjetër, traineri brazilian Pareira futi Robinjo 21 minuta para fundit të ndeshjes në vend të Ronaldo is cili ishte larg nivelit që i dha atij titullin e lojtarit më të mirë të botës disa vite më parë.

Brazil ka fituar tani një rekord të tetë fitoreve me rradhë në Kupën Botërore. Kaka fitoi titullin "njeriu i ndeshjes" jo vetëm për golin e tij të admirueshëm dhe një orvatje të shkëlqyer në minutën e 74-t por për kërcënimin e vazhdueshëm që bëri ndaj portës kroate.

"Përveç faktit që skuadra nuk ka lojtur mjaft së bashku, ne ndeshëm një kundërshtar që ishte i mirë...dhe mbulonte shumë mirë, me energji. Mendoj se ndeshja ishte e ekuilibruar, ne patëm më tepër gjuajten në portë por patëm një farë vështirësie në vënien e ritmit tonë," tha pas ndeshjes traineri brazilian Karlos Alberto Pareira.

Në ndeshjen e parë të grupit F të hënën, Australia mundi Japoninë 3-1. Të dielën tjetër, Brazili do të ndeshet me Australinë, kryesuese e grupit, ndërsa kroatët do të kenë shnasin të shpëtojnë fushatën e tyre në 90 minuta kundër Japonisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment