13/06/2006
Në një shprehje të rrallë të unitetit politik, koalicioni qeverisës i Shqipërisë dhe përfaqësues të opozitës, udhëtuan në Luksemburg së bashku, për të nënshkruar një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 13/06/06
![]() Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli (në mes) flet gjatë një ceremonie të hënën (12 qershor) përpara godinës së parlamentit në Tiranë, pas nënshkrimit nga Shqipëria të një marrëveshje stabilizimi dhe shoqaërimi me BE. [Getty Images] |
Koalicioni qeverisës i Shqipërisë dhe anëtarët e opozitës lanë dallimet e tyre politike në atdhe dhe udhëtuan të hënën (12 qershor) në Luksemburg duke nënshkruar një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE.
Marrëveshja që konsiderohet një piketë në udhën e Shqipërisë në anëtarësimin në BE, përshkruan një sërë kriteresh politike dhe ekonomike që autoritetet e Tiranës pritet të përmbushin.
"Ne përshëndesim përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në reformat, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar," tha komisioneri i zgjerimit Olli Rehn. "Megjithatë Shqipëria ende ndeshet me sfidat e vështira të reformave. Marrëveshja e stabilizimit dhe shoqërimit jep me të vërtetë një kuadër të fortë për Shqipërinë që t'i drejtohet këtyre sfidave dhe për BE që të mbështesë atë për të bërë kështu."
Realizimi i qëndrueshëm i marrëveshjes do të jetë thelbësor që hapa të tjerë zyrtarë drejt hyrjes në BE të konsiderohen, shtoi Rehn.
Kryeministri Sali Berisha ndërkohë e përshkroi nënshkrimin e SAA si një "detyrim të madh për të gjithë shqiptarët" dhe tha se kjo shënonte fundin e tranzicionit 15-vjeçar të vendit nga komunizmi.
"Kjo është një kontratë që ne nënshkruajmë me BE. Është kontrata më serioze që ne kemi nënshkruar në historinë tonë, me vendet e këtij kontinenti. Detyrimi ynë është t'i referohemi dokumentit saktësisht. I garantoj të gjithë shtetasit shqiptarë se qeveria mbetet e hapur për bashkëpunimin me të gjitha partitë politike, grupet e interesuara dhe qytetarët. Ne do të kryejmë reformat dhe do të realizojmë SAA," tha Berisha.
Përveç Berishës, ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit, delegacioni shqiptar përfshinte kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ish ministren e integrimit Ermelinda Meksi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Shfaqja e unitetit ishte e rrallë për politikën shqiptare, thoshin raportet e medias.
Asambleja shqiptare mbajti një sesion të posaçëm për të përshëndetur marrëveshjen ndërsa nënshkrimi u transmetua drejtpërsëdrejti në një ekran të madh në godinën e parlamentit. Nxënës nga shkolla të ndryshme rrotull Tiranës ndoqën ceremonitë.
SAA me Shqipërinë vjen pesë vjet pasi Brukseli nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Kroacinë dhe Maqedoninë. Të dy këto vende janë tani kandidatë zyrtarë për anëtarësimin në BE.
Shqipëria pritet të përfitojë ekonomikisht nga marrëveshja. Megjithatë, ajo që qytetarët mezi presin është shansi për një liberalizim të regjimit të vizave dhe lëvizja e lirë.
Parlamenti shqiptar dhe Komisioni Evropian (KE) ka gjasa të ratifikojnë marrëveshjen në korrik. Ajo duhet të ratifikohet gjithashtu nga 25 vendet anëtare të BE. Procesi pritet të marrë së paku dy vjet.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes