12/06/2006
Sulmi i parë i Serbi-Malit të Zi në Kupën Botërore 2006 mbaroi në zhgënjim. Aksioni me një njeri të vetëm nga golshënuesi i Çelsit, Arjen Roben, i dha Hollandës një kryesim të hershëm që e mbajtën deri sa fituan ndeshjen 1-0.
Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 12/06/06
![]() Sulmuesi hollandez Arjen Roben (i dyti nga e djathta) feston me shokët e skuadrës në fund të ndeshjes së të dielës (11 qershor). [Getty Images] |
Ju deshën vetëm 17 minuta Hollandës të shënonte një gol të fitores dhe të bënte hapin e parë të suksesshëm të dielën (11 qershor) në "grupin e vdekjes" në Kupën Botërore 2006 në Gjermani. Në Zentralstadion të mbushur plot e përplot në Laipzig, 43,000 spektatorë patën shansin të dëshmonin aksionin e mrekullueshëm nga një njeri i vetëm, Arjen Roben. Golshënuesi i Çelsit kapi një top të gjatë nga Robin van Persi, vrapoi 20 metra dhe e rrëshkiti topin nën portjerin se Serbi-Malit të Zi, Dragoslav Jevriç.
Mbrojtja e Serbi-Malit të Zi u kap fare larg formës së saj. Ishte e qartë se "katërshja fantastike" nuk është aq fantastike pa Nemanja Vidiç, i cili qe ndaluar të luante për një ndeshje.
Dy minuta para se Roben të shënonte, sulmuesit "spanjollë" të Serbi-Malit të Zi, Savo Millosheviç (Osasuna) dhe Majtjeja Kezman (Atletiko Madrid) u përplasën me njeri tjetrin për një top që Predrag Gjorgjeviç krosoi në zonë, tamam përpara portjerit të portokallinjve, Van der Saar. Ishte rasti i parë mjaft i mirë dhe deri në fund të pjesës ata patën edhe disa raste të tjera.
Në pjesën e dytë, megjithatë, hollandezët e hoqën këmbën nga gazi, ndërsa zëvëndësuesi i Serbi-Malit të Zi Ognjen Koroman futi frymë të re në lojën e skuadrës së tij. Duke rendur nga mesfusha ai i detyroi shokët e tij të qenë më të lëvizshëm dhe bëri disa gjuajtje të mira. Traineri Ilija Petkoviç bëri disa ndryshime taktike dhe Igor Duljaj e mbajti me sukses Roben. Një tjetër ndryshim, gjatoshi 2.02 metra Nikola Zigiç zëvëndësoi Savo Millosheviç dhe u përpoq t'u bënte pritë hollandezëve menjëherë rifillimit. Koroman dhe Zigiç provuan nja dy herë Van der Saar.
Duke bërë presion për një barazim, Serbi-Mali i Zi la mjaft hapësirë në anën tjetër për hollandezët, por nuk pati njeri të përfitonte nga kjo. Ruud van Nistelroij ishte praktikisht i padukshëm në krejt ndeshjen, si homologu i tij Mateja Kezman në anën e Sebi-Malit të Zi. Përveç disa vrapimeve të Roben, i vetmi shans i vërtetë në pjesën e dytë erdhi nga goditja e lirë prej Van Persit. Deri nga fundi, lojtarët e Serbi-Malit të Zi e kishin rifituar besimin e tyre dhe hollandezët qenë nënshtruar, por atyre u mungonte e vetmja gjë që u duhej: mbështetja për të vetmin shënues, Zigiç. Megjithë përpjekjet në rritje, blutë mbeten pa gol.
Një fitore është një fitore dhe hollandezët morën me meritë tre pikë. Por traineri Marko van Basten mund të jetë më i kënaqur me pikët se sa me ndeshjen. Petkoviç dhe skuadra e tij megjithatë kanë pesë ditë për t'ju përshtatur një sfide më të madhe, Argjentinës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes