"Blutë" e Serbi-Malit të Zi kërkojnë hakmarrje

09/06/2006

E para nga dy ekipet e Ballkanit në Kupën Botërore të FIFA-s, në Gjermani, Serbi-Mali i Zi, nis kërkimin e saj të dielën me një ndeshje kundër Hollandës.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 09/06/06

photo

Nikola Zigiç. [Getty Images]

Serbi-Mali i Zi konkuron në Kupën Botërore 2006, për herë të parë si një ekip. "Blutë" janë në të ashtuquajturin grup të vdekjes, së bashku me Argjentinën, Bregun e Fildishtë dhe Hollandën. Traineri Ilja Petkoviç dhe ekipi i tij shpresojnë të zgjidhin ca hesape të vjetra: dhe pikërisht triumfin hollandez në raundin e 16 të Francës në 1998 dhe fitoren e Argjentinës, të diskutueshme me penallti në çerekfinalet e Italisë në 1990.

Ndeshja e parë e kampionatit është gjithmon më e vështira dhe Serbi-Mali i Zi kundër Hollandës në 11 qershor premton lojë të fortë dhe pakë gola. Mbrojtja prej graniti e Serbi-Malit të Zi, kryesuar nga Mladen Krstanjiç përpara portierit Dragoslav Jevriç, do të përleshet me një sulm të furishëm hollandez kryesuar nga Ruud Van Nistelrooji, mesatarja përfaqësuese e të cilit është një gol çdo dy ndeshje.

Përpara takimit, trainerët po ndeshen me një sërë problemesh të ndryshme. Në kampin hollandez, traineri Marko van Basten ka pesë lojtarë të plagosur. Media serbe, ndërkohë, e akuzoi Petkoviç për nepotizëm sepse djali i tij Dushan u bashkua me ekipin si një zëvendësim për një lojatr të plagosur. Dushan më së fundi qe gati të kthehej në Beograd duke e lënë ekipin me një njeri më pak.

Nga një perspektivë ballkanase, Serbi-Mali i Zi luan një stil të çuditshëm futbolli. Ai nuk ka për qëllim mahnitjen e spektatorëve apo "vdekjen për të bukurtën" siç e thonë serbët, por në arritjen e rezultatit. Mbrojtja ëshgtë elementi më i fortë. Së bashku me taktikën e Petkoviç, ajo e ka bërë Serbi-Malin e Zi një nga tetë ekipet evropiane mbetur të pamundura në ndeshjet kualifikuese, me gjashtë fitorem, katër barazime dhe vetëm një gol të pësuar nga Spanja në Madrid. Petkoviç, që erdhi pas humbjes poshtëruese me Azerbaixhanin gjatë kualifikimeve të EURO 2004, ja doli në ngritjen e një ekipi të lidhur, psikologjikisht të fortë, që përfshin lojtarë kryesorë nga klubet evropiane dhe të rinj vendas pa përvojë në ndeshje të mëdha.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Portjeri Jevriç (Ankaraspor) mban një rekord botëror në kualifikimet e Kupës Botërore, me shtatë lojë me rradhë pa asnjë gol të pësuar. Ai ka reflekse të mira, një vështrim komandues të zonës së penalltisë dhe autoritet mbi mbrojtësit. "Katërshja fantastike" e mbrojtjes më të mirë evropiane janë Mlladen Krstanjiç (Shalke), Nemanja Vidiç (Mançester Junajted), Goran Gavrançiç (Dinamo e Kievit) dhe Ivica Dragutinoviç (Sevilja). Vidiç do ta humbë ndeshjen me Hollandën për shkak të një kartoni të kuq.

Mesfushorët serbo-malazezë kanë patur një mbulim më të pakët nga media, por ka emra të shkëlqyer edhe aty. Predrag Gjorgjeviç është një nga lojtarët më me përvojë në skuadrën serbe. Mesfushori i qendrës është një legjendë në Greqi, duke fituar tetë tituj kampion me Olimpiakosin. Serbi boshnjak Ognjen Koroman (Portsmuth) është një mesfushor i krahut të djathtë me shpejtësi të madhe, ndërsa Dejan Stankoviç (Inter) është me të vërtetë një lojtar i klasit botëror, me goditje të ashpra dhe kohë qëndrimi të mirë në ajër. Me kusht që të kontrollojë temperamentin e vet, ai mund të jetë një forcë për t'u llogaritur.

Përveç mbrojtjes, sulmuesit parashikojnë gjithashtu pjesën e tyre të lavdisë. Mateja Kezman (Atletiko Madrid) është gjithmon i gatshëm të ndëshkojë gabimin më të vogël të mbrojtjes kundërshtare. Veterani 27-vjeçar shënoi pesë herë në shtatë ndeshjet e tij të fundit me përfaqësuesen . Pastaj është luani i ri goditës, Nikola Zigiç (Crvena Zvezda). Për këtë tmerr të mbrojtjeve 2.02 metra të gjatë, shpejtësia nuk është kurrë problem. I fundit por jo më i parëndësishmi, është Savo Milosheviç (Osasuna) i cili ndau nderin e kryeshënuesit me Patrik Kluivert në EURO 2000 të UEFA.

Futbollisti legjendar gjerman Lotar Mateus, ish trainer i Partizanit të Beogradit, thotë se ai ka mjaft respekt si për Kroacinë ashtu dhe Serbi-Malin e Zi dhe se secila nga to mund të dalë potencialisht në çerekfinale, apo të përsërisin një surprizë të madhe si ajo e Kroacisë në udhëtimin e saj për në gjysmëfinale në 1998. Petkoviç, megjithatë, po mendon një hap në një kohë. "Kundër Hollandës ne duhet të luajmë me mendje të ftohtë dhe zemër të nxehtë," thotë ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment