09/06/2006
Duke lojtur në Kupën e tretë Botërore me rradhë, Kroacia ndeshet me një grup të ashpër në raundin e parë, i cili përfshin Brazilin, Australinë dhe Japoninë.
Nga Kristina Çuk për Southeast European Times në Zagreb - 09/06/06
![]() Darijo Srna. [Getty Images] |
Kroacia bëri daljen e tretë me rradhë në një Kupë Bote duke fituar në grupin e tetë që përfshinte Bullgarinë, Hungarinë, Islandën, Maltën dhe Suedinë. Në dhjetë ndeshje kualifikimi, Kroacia fitoi shtatë, pa asnjë humbje duke zënë vendin e parë përpara Suedisë.
Traineri Zlatko Kranjçar po udhëheq një ekip bërë nga lojtarë që jetojnë jashtë Kroacisë, në liga të ndryshme evropiane futbolli. Mbrojtja që përfshin Robert Kovaç, Stjepan Tomas, Antoni Seriç, Dario Simiç, Mario Tokiç dhe Josip Simuniç, dha një shfqaje të fortë në fazën kualifikuese. Siç kanë treguar ndeshjet paraprake, megjithatë, ajo nuk është aq e fortë.
Ekipi ka gjysmë duzine lojtarësh me aftësi të shkëlqyera sulmuese. Më i forti midis tyre është ylli shënues Dado Prso, golshënuesi i parë i Kroacisë në grupin e tetë. Së bashku me të janë Ivan Klasniç i ekipit gjerman Verder Bremen si dhe Ivan Boshnjak dhe këmbëshpejti Ivica Oliç. Sulmi përfshin gjithashtu një nga shënuesit më të mirë të ligës belge, Boshko Balaban, i njohur për goditjet e tij të lira.
Portjerët kroatë janë Tomislav Butina, Xhoi Didulica dhe Stipe Pletikosa, i cili do të jetë portjeri i parë.
Kur vjen puna te mesfusha, Ivan dhe Xherko Leko, Niko Kovaç, Igor Tudor dhe Marko Babiç ofrojnë një sulm të vërtetë kërcënues. Darjo Srna ka aftësi të madhe mposhtëse dhe ka shënuar katër gola në kualifikueset. Pastaj atje janë Jurica Vranjes dhe yjet në ngjitje Luka Modriç dhe Niko Kranjçar. Disa mendojnë se 21 vjeçari Kranjçar, djali i trainerit të ekipit mund të ishte lojtari kryesor. I futur mes një farë skepticizmi, ai ka provuar kurdoherë guximin e tij.
Konsensusi i përgjithshëm është se këta lojtarë të rinj do t'i japin tonin të gjithë skuadrës. Ata do të jenë nën presion për t'u ngjitur te shëmbujt e dhënë nga paraardhësit e tyre duke përfshirë historitë e daljes në gjysmëfinale në 1998, e cila përfshin një fitore 3-0 ndaj Gjermanisë.
Ndeshja më e fortë e Kroacisë do të jetë e para, kundër Brazilit favorit të Kupës, në 13 qershor. Për shkak se gjasat janë kaq të rënda, megjithatë, ndeshja do të jetë një merak më i vogël se ato që pasojnë me Australinë dhe Japoninë. Të dy këto ekipe kanë treguar tashmë se prania e tyre në garë nuk është e rastësishme. Mposhtja e tyre do të jetë vendimtare.
Ekipi kroat do të mbështetet nga një numër i madh tifozësh, duke përfshirë një bllok të madh emigrantësh në Gjermani e kudo si dhe grupe mbështetëse të organizuara nga klubet e ligës kroate. Shpresat janë të mëdha me shumë shpresojnë se skuadra do të hyjë në tetëshen finaliste. Më pak se kaq do të zhgënjente.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes