07/06/2006
Vendet e Evropës Juglindore bënë përpjekje të rëndësishme anti-trafik në 2005, por duhet të bëjnë më shumë për të pëmbushur standardet minimale, tha qeveria e SHBA në një raport lëshuar të hënën.
(Washington File, AP, Reuters, RFE/RL, UPI, DTT-NET, Sofia News Agency - 06/06/06; US State Department - 05/06/06)
![]() Raporti vjetor Trafikimi i Personave tha se Qiproja ka dështuar të realizojë ndonjë seksion të rëndësishëm të planit të vet të veprimit kombëtar, dokumentit që ishte kryesisht përgjegjës që Qiproja të transferohej jashtë Listës së mbikqyrjes në 2005. [US State Department] |
Ndërsa përgëzon shumicën e vendeve të Evropës Juglindore (SEE) për përpjekjet e tyre në luftën kundër trafikut njerëzor gjatë 12 mujave të fundit, qeveria e SHBA u kërkon të gjitha vendeve në rajon të bënin më shumë.
"Trafikimi njerëzor është një industri e paligjëshme e detyrimit, që nënshtron dhe shfrytëzon njerëzit më vulnerabël të botës për interes dhe fitim personal," tha të hënën (5 qershor) sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs në daljen e raportit vjetor të departamentit të shtetit, Trafiku i Njerëzve. Luftimi i trafikimit është një "kërkesë e madhe morale për kohën tonë," shtoi ajo.
Raporti i 2006 vendos 149 vende në një nga katër kategoritë, bazuar në përpjekjet e tyre për të kontrolluar trafikun njerëzor, ndjekjen penale të atyre që janë përfshirë dhe dhënien e ndihmës për viktimat.
Grupi 1, që përmbledh vendet e para si të tilla që përmbushin standardet minimale për eleminimin e formave të ashpra të trafikimit" rreshton vetëm 26 vende, dy më tepër se në raportin e 2005. Të gjitha vendet e SEE, me përjashtim të Qipros, janë në grupin 2. Kjo kategori përfshin vendet që demonstrojnë angazhim për t'ju drejtuar problemeve të tyre të trafikimit por nuk kanë përmbushur ende standardet ndërkombëtare.
Qiproja, kryesisht një vend destinacioni, është vënë në listën mbikqyrëse të grupit 2 për shkak se nuk "tregoi prova të rritjes së përpjekjeve për t'ju drejtuar trafikimit të saj serioz për problemin e shfrytëzimit seksual". Raporti kritikoi qeverinë për dështimin e përdorimit të legjislacionit të vet anti-trafik, për të realizuar aktivisht planin e vet të veprimit kombëtar dhe për hapjen zyrtare të një strehe për trafikimin.
"Qeveria duhej të caktojë një përparësi të qartë politike për të luftuar menjëherë trafikimin," thoshte dokumenti, duke u kërkuar autoriteteve të fillonin ndjekjen penale të krimeve të trafikimit. Një tjetër masë e rekomanduar është të reduktohet ndjeshëm numri i vizave "për artistë" që besohet se lehtëson shfrytëzimin seksual të mijra vajzave dhe grave çdo vit.
Falë përpjekjeve të saj në rritje për marrjen me çështjet e trafikimit njerëzor, Greqia ka përmirësuar renditjen e vet, duke lëvizur nga lista mbikqyrëse e grupit 2 ku ishte në raportin e mëparshëm, në grupin 2, duke u bashkuar me 78 vende të tjera në këtë grup.
Së bashku me Taxhikistanin, seksioni i raportit të 2006 mbi praktikat më të mira ndërkombëtare vlerëson dy vende të tjera të SEE, Bosnje dhe Herzegovinën (BiH) dhe Rumaninë, për veprimet e tyre në luftën kundër trafikut njerëzor gjatë 12 mujave të fundit. Bastisje të mëdha në BiH, një vend i origjinës, tranzitit dhe destinacionit për gra e vajza të trafikuara për qëllim shfrytëzimi seksual, kanë shpënë në shpëtimin e 26 viktimave dhe kapjen e së paku 14 trafikantëve.
Rumania, një vend burimi dhe tranziti, u vlerësua për bashkëpunimin e saj me studjuesit privatë në raportin më gjithpërfshirës mbi trafikun njerëzor në vend deri tani.
Nga vendet e tjera të SEE, Bullgari dhe Serbi-Mali i Zi janë përshkruar si vende burimi, tranziti dhe destinacioni për gratë e vajzat e trafikuara për qëllim të shfrytëzimit seksual, ndërsa Kroacia është një vend tranzit dhe një burim dhe destinacion në rritje.
Maqedonia është një vend burimi, tranziti dhe në një shkallë më të vogël, vend destinacioni për gratë dhe fëmijët e trafikuar me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe Turqia është një vend i madh destinacioni dhe tranziti për gratë dhe fëmijët e trafikuar kryesisht për shfrytëzim seksual dhe në një shkallë më të pakët, për punë të detyruar.
Shqipëria është parë si një vend kryesisht burimor për gratë dhe fëmijët e trafikuar për qëllim të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar.
"Mbrojtja e kërkesave të panegociueshme të dinjitetit njerëzor është një kërkesë e barabartë për çdo vend dhe gjithkush duhet t'i përmbahet të njëjtave standardeve të larta të sjelljes morale, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara," tha Rajs të hënën. "Ne në Amerikë e pranojmë se ne jemi gjithashtu një destinacion për viktimat e trafikimit njerëzor dhe ne po marrim masa për të shpejtimin e ardhjes së ditës kur asnjë burri, gruaje apo fëmije nuk do t'i mohoen të drejtat e tyre dhe humaniteti i tyre i përbashkët në tokën amerikane."