Mali i Zi cilësohet destinacion kryesor për turizmin

29/05/2006

Revista e SHBA Travel & Leisure ka cilësuar Malin e Zi si një nga vendet e rëndësishme për pushuesit këtë vit. Fushata e Podgoricës për të tërhequr turistët mund të shpërblehet këtë verë.

Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 29/05/06

photo

Revista e SHBA Travel & Leisure ka cilësuar Malin e Zi si një nga vendet e rëndësishme për pushuesit këtë vit. [Travel & Leisure]

Udhëtimi në Evropë është rritur gjithnjë e më tepër në disa vitet e fundit dhe pritet të rritet gjithashtu këtë vit. Pas cilësimit si një nga vendet kryesore për udhëtim, Mali i Zi po planifikon për verën një dyndje turistësh.

Revista e SHBA Travel & Leisure e ka cilësuar Malin e Zi një nga destinacionet më kryesore të vitit duke thënë se "plazhet me rërë të paprekur dhe fshatrat që ruajnë kohën e mesjetës e bëjnë atë ndër destinacionet më interesante të turizmit". Megjithëse udhëtimi në Los Anxheles, Orlando, Nju Jork dhe Las Vegas është kurdoherë popullor, një artikull botuar në CNN.com thotë se tre destinacionet kryesore për vitin 2006 janë Kolorado, Kina dhe Kroacia por ato ndeshin konkurencë të ashpër nga Mali i Zi, Mineapolis dhe Mongolia.

Artikulli i Travel & Leisure e quan Malin e Zi një nga destinacionet me gjasë në ngritje për vitin. Pasojnë Mineapolis, Mongolia, Gabon, Eleuthera dhe Bahamas. Revista thotë se ndërsa bota ka zbuluar Kroacinë, Mali i Zi është ende kryesisht "një sekret i mbajtur mirë" që nuk ka qenë kurdoherë i tillë. "Vendi dikur tërhiqte yje të tillë të Hollivudit si Sofia Loren dhe Riçard Barton në bregun e tij 183-miljesh të Adriatikut. Megjithatë Perdja e Hekurt dhe konfliktet që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë i mbajtën larg vizitorët," thotë revista.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Operatori kanadez i udhëtimeve Butterfield & Robinson, që e përshkruan qëllimin e vet si krijimin e udhëtimeve të veçanta për njerëz aktivë që duan ta shohin botën pakëz ndryshe, e shtoi së fundmi Malin e Zi në një udhëtim me jaht nga Athina në Dubrovnik, të quajtur Udhëtim në Tre Detra.

Rajoni i verës i vendit po tërheq gjithashtu mjaft vëmendje, me kabërnetet që janë përfshirë në listat e verës të restoranteve më të mirë. Tërheqin vëmendje gjithashtu specialitetet lokale të tilla si midhjet e freskëta, aragostat e zjera dhe zarzavatet organike.

Reputacioni ndërkombëtar në rritje i Malit të Zi si një destinacion popullor nuk vjen si surprizë për ata në ministrinë e turizmit, që e shohin këtë si rezultat të drejtpërdrejtë të një nxitjeje gjithpërfshirëse; praninë e tyre në panairin ndërkombëtar të turizmit TOP RESA në Dovijë, Francë në shtator 2005, së bashku me vizitat e gazetarëve japonezë e francezë në Malin e Zi dhe fushatën intensive nxitëse nëpërmjet CNN dhe EuroNews.

Ministria planifikon të vazhdojë fushatën e saj e cila nisi vitin e kaluar për ta pozicionuar Malin e Zi si një destinacion turistik dhe për të vazhduar zhvillimin e shpejtë të qëndrueshëm. Fushata nxitëse e titulluar "Provoni bukurinë e egër" e filluar në korrik do të vazhdojë deri në fund të vititi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment