Projekte e plane parashikojnë modernizimin e portit të Durrësit

29/05/2006

Banka Evropiane e Investimeve dhe EBRD po financojnë në Shqipëri projekte për modernizimin e portit më të madh të vendit, Durrësit. Përgegjës për pothuajse 65 përqind të tregtisë së importit dhe eksportit të vendit, porti është gjithashtu një portë për pjesën tjetër të rajonit.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 29/05/06

photo

Projektet në portin e Durrësit kanë për qëllim të rritin nivelet e sigurisë dhe të lëvizjes së mallrave e njerëzve duke parandaluar gjithashtu trafikimin e njerëzve dhe drogave. [NATO]

Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe EBRD janë pas projekteve në Shqipëri që po transformojnë portin më të madh të vendit në një pikë rajonale lidhjeje. Plani është të modernizohet porti dhe të ngrihet në standardet evropiane ndërsa projekte të tjera që vijnë do të përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimin.

Një kompani kroate ndërtimi përfundoi projektin 10.5 milion euro më parë këtë muaj, duke shkatërruar disa godina të vjetra dhe duke përmirësuar kushtet në zonën e përdorur për import-eksportin dhe transportin e mallrave.

Ministri shqiptar i Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha thotë se projekti është një nga hapat për transformimin e portit të Durrësit. "Është një hap i rëndësishëm për të patur një port të standardeve ndërkombëtare, për ta transformuar atë në një kohë të shkurtër në një pikë të rëndësishme lidhëse për rajonin," tha Basha.

Autoritetet shqiptare po përfundojnë negociatat mbi një marrëveshje tjetër me EIB dhe EBRD për të financuar rindërtimin e terminaleve të pasagjerëve në Durrës. Basha thotë se Shqipëria po negocion për 22 milion euro në fonde, të cilat do ta ndryshojnë krejtësisht portin.

"Ne po përgatisim gjithashtu reforma lidhur me menazhimin e portit të Durrësit dhe gjithashtu të porteve të tjerë të Shqipërisë. Ne po synojmë t'i japim ato me koncension pasi e shohim këtë si një mënyrë më të mirë për përdorimin efektiv të kapaciteteve që ato ofrojnë," tha Basha.

Projektet në portin e Durrësit kanë për qëllim të rritin nivelet e sigurisë në lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve duke parandaluar gjithashtu trafikimin e njerëzve dhe drogave.

Janë pesë porte në Shqipëri të hapura për trafikun ndërkombëtar: Durrësi, Vlora, Saranda, Shëngjini dhe Himara, me një mesatare prej rreth 5 milion ton mallra në vit. Durrësi është porti më i madh i Shqipërisë, që trajton rreth 9- përqind të tonazhit tregtar ndërkombëtar detar dhe 65 përqind të tregtisë totale të importit dhe eksportit të vendit.

Qeveria po zbaton një master plan për zhvillimin e portit, i cili ka për qëllim të përmirësojë kapacitetin dhe efektshmërinë. Një park industrial i Durrësit është nxitur nga EBRD dhe është planifikuar për vetëm jashtë qytetit. Qeveria ka investuar gjithashtu fonde shtetërore për të modernizuar portet e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit.

Si fundi perëndimor i korridorit VIII të transportit pan-evropian, porti i Durrësit ka një rol thelbësor për të luajtur në zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, thotë EIB.

Durrësi është gjithashtu i rëndësishëm për turizmin. Ai konsiderohet si porta e Shqipërisë, jo vetëm për mbërritjen dhe nisjen e anijeve të mallrave por gjithashtu për pasagjerët pasi lidhet përditë me portet italiane të Barit (300 km larg) dhe Brindisit (200 km larg).

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading