Ethja e futbollit përfshin Ballkanin

26/05/2006

Ndërsa Kupa Botërore afrohet, rritet ngazëllimi midis tifozëve të ekipeve kroate e serbe-malazeze.

Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd – 26/05/06

photo

Lojtarët e ekipit kombëtar të Serbi-Malit të Zi mbajnë një portë gjatë ditës së parë të stërvitjes në Beograd, të dielën (21 maj). [Getty Images]

Në Kupën Botërore të futbollit e cila do të mbahet në Gjermani nga 9 qershor në 9 korrik, dy ekipe kombëtare, Kroacia dhe Serbi-Mali i Zi, do të përfaqësojnë Evropën Juglindore. Kroacia bën pjesë në grupin F, së bashku me Japoninë, Australinë dhe Brazilin. Serbi-Mali i Zi është në grupin C, së bashku me Argjentinën, Hollandën dhe Bregun e Fildishtë.

Megjithëse referendumi i 21 majit i dha Malit të Zi pavarësinë nga Serbia fqinje, të dy ato do të mbeten të bashkuara për kampionatin. "Së pari, unë do të mbështes Malin e Zi siç kam bërë gjithmonë," tha Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç, një ish basketbollist dhe tifoz i sporteve. "Pastaj, unë kurdoherë mbështes fqinjët tanë."

Futbollistët nga kjo pjesë e Evropës kanë një luftë të ashpër për të çarë udhë midis 32 ekipeve botërore. Përsa i përket futbollit, të gjithë vendet e Ballkanit janë njëlloj: ato duan që favoritët e tyre të luajnë me aftësi të shkëlqyera prej "brazilianësh evropianë" dhe suksesi njihet vetëm nga rezultatet e larta.

Ekipet nga Kroacia dhe Serbi-Mali i Zi erdhën në kampionat të pamundura në raundet kualifikuese. Pasi fitoi pavarësinë në 1991, Kroacia do të marrë pjesë në të tretën Kupë Botërore me rradhë, duke u renditur e 19-ta në listën e FIFA.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Menazheri kroat Zlatko Kraçnjar ka një ekip të ri, me djalin e tij, Nik si lojtar kryesor. Përkrahësit e tyre vendas presin që ekipi të përsërisë suksesin e tij të Kupës Botërore në 1998 në Francë, ku dolën të tretët. Megjithëse kroatët janë në të njëjtin grup me Brazilin, fituesin më me gjasë, ata presin të përparojnë në raundin e dytë.

Sa për trashëgimtarët e ekipit kombëtar jugosllav, kjo është dalja e tetë e Serbi-Malit të Zi në kampionatin botëror . Rezultatet e saj më të mira qenë në 1930 dhe 1962 kur Jugosllavia arriti në gjysmëfinale. Brezat e rinj nuk mbajnë mend aq larg dhe janë të etur për fitore të reja, pas aq vite mossuksesi. Menazheri Ilija Petkoviç ka arritur t'i japë formë ekipit të tij, që më parë regjistroi humbje me jashtëgarës të tillë si Azerbaixhani, duke e shndërruar atë në një ekip që ka lejuar vetëm një gol në dhjetë lojrat e fundit kualifikuese.

Ekspertët e futbollit thonë se Serbi-Mali i Zi do të ishte surpirza e kësaj Kupe Botërore, bazuar në lojën e veçantë mbrojtëse të ekipit, të pazakonshme për një ekip ballkanik. Gazetarët britanikë e quajnë kuartetin e Mladen Krstajiç (Shalke), Nemanja Vidiç (Mançester Junajted), Goran Gavrançiç (Dinamo Kiev) dhe Ivica Dragutinoviç (Sevilja), "kuartetin fantastik" dhe majën e mbrojtjes evropiane.

Fatkeqësisht, stili i lartë i futbollit ballkanas nuk do të demonstrohet kësaj rradhe nga ekipe si Sllovenia (një pjesëmarrje), Bullgaria (gjashtë pjesëmarrje), Rumania (shtatë pjesëmarrje) dhe mbi të gjitha Turqia (tre pjesëmarrje). Mungesa e këtij ekipi të fundit është ndoshta zhgënjimi më i madh i kualifikueseve. Në Kupën e fundit Botërore, Turqia përparoi deri në gjysmë finale dhe u mund nga brazilianët e pathyeshëm.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment