23/05/2006
Tregjet financiare të Turqisë pësuan një goditje të hënën pasi FMN i kërkoi vendit të reduktojë shpenzimin publik dhe të ndjekë një politikë më të kujdesshme monetare.
(FT - 23/05/06; Reuters, AFP, Reporter.gr, NTV-MSNBC, Zaman, IMF - 22/05/06)
![]() “Politika fiskale duhet të jetë më e shtrënguar për pjesën tjetër të vitit," tha kreu i delegacionit të FMN, Lorenzo Xhiorxhiani. [IMF] |
Turqia duhet t'i përmbahet kuadrit të saj të politikës fiskale dhe të ndjekë një politikë monetare më të kujdesshme, tha FMN të hënën (22 maj) pas një përfundimi bisedimesh mbi shqyrtimin e tretë dhe të katërt të marrëveshjes së saj të huasë tre-vjeçare me Ankaranë.
Fondi miratoi marrëveshjen 10-miliard $ të ndihmës në mbështetje të programit ekonomik dhe financiar të Turqisë në maj 2005, duke e lejuar vendin të tërheqë menjëherë rreth 837.5 milion. Në qoftë se Turqia zbaton masat e rëna dakord gjatë këtij muaji bisedimesh, bordi ekzekutiv i institucionit financiar ndërkombëtar ka gjasa të miratojë në korrik lëshimin e një kësti të ri prej 1.9 miliard $.
"Duke nënvizuar angazhimin e tyre ndaj disiplinës financiare, autoritetet do të futin masa për të siguruar se shpenzimet e përgjithshme kryesore në 2006 të mos e kalojnë buxhetin e miratuar dhe ta mbajnë defiçitin në sistemin e sigurimit shoqëror brenda programit me tavan 4.5 përqind të PKB-së," tha FMN në një njoftim për shtyp të hënën.
"Këto masa, së bashku me potencialin për të ardhurat fiskale mbi të pritshmet, do të jepnin një mbiprodhim në 2006 që e kalon objektivin e qeverisë prej 6.5 përqind të PKB-së. Si një mbrojtje të mëtejshme për buxhetin, qeveria ka deklaruar se nuk do të futë ndonjë reduktim të mëtejshëm apo përjashtim nga VAT," tha ajo.
Sipas Fondit, Turqia duhet të reduktonte shpernzimet deri në 3 miliard $ për të kompensuar një llogari aktuale të zgjeruar të deficitit. "Politika fiskale duhet të shtrëngohet për pjesën tjetër të vitit," u tha gazetarëve shefi i FMN për Turqinë, Lorenzo Xhiorxhiani.
Duke vënë në dukje se masat për të ulur shpenzimet janë konsideruar tashmë, Ministri turk i Ekonomisë Ali Babaçan tha se defiçiti do të qëndronte në 7 përqind të PKB-së, mbi parashikimet e mëparshme zyrtare.
Kërkesa e FMN për shtrëngimin e politikës fiskale erdhi midis një procesi të gjerë të tërheqjes nga tregjet në zhvillim dhe shqetësimet e investitorëve të rinj rreth perspektivës politike e ekonomike të Turqisë, që ka cënuar tashmë tregjet financiare të vendit. Investitorët thuhet se i tremben gjithashtu një vonese të mundshme të bisedimeve të pranimit të Turqisë në BE rreth çështjes së Qipros dhe rritjes së dyshimeve të zyrtarëve në Bruksel rreth angazhimit të vendit ndaj reformave.
Tregjet turke ranë ndjeshëm të hënën, kur indeksi kryesor i aksioneve i Stambollit ra me 8.3 përqind, duke shënuar rënien e tij më të mprehtë që nga marsi 2003. Indeksi kombëtar i bursës së Stambollit, IMKB100, u mbyll në 36,351 pikë, krahasuar me 39,643.6 që ishte të enjten, raportoi AFP.