ICJ vret mendjen rreth BiH dhe rastit të genocidit kundër Serbi-Malit të Zi

11/05/2006

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë hyri në fazën e peshimit të martën mbi rastin e genocidit të Bosnjë dhe Herzegovinës kundër Serbi-Malit të Zi.

Nga Davor Konjikusiç për Southeast European Times në Beograd -- 11/05/06

photo

Gjyqi i genocidit u mbajt në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. [Getty Images]

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) në Hagë po vret mendjen tani mbi atë që ekspertët e kanë quajtur "rasti më i fortë ndonjëherë". Rasti i genocidit i Bosnjë dhe Herzegovinës kundër Serbi-Malit të Zi është i pari që një vend i tërë të jetë akuzuar për genocid.

Të 16 gjykatësit e ICJ filluan gjykimin e çështjes të martën (9 maj). Ata do të vendosin së pari në se kanë juridiksionin të marrin vendim mbi rastin. Në rast se ICJ vendos të procedojë, mund të duhen muaj përpara se të arrihet një verdikt.

BiH po kërkon kompensim për humbjen e jetëve dhe pasurisë gjatë konfliktit 1992-1995 kur rreth 200,000 vetë u vranë dhe qytete e fshatra të tëra muslimane u shkatërruan. Megjithëse nuk është përmendur sasi ekzakte, Serbia do të detyrohej të paguante miliarda dollarë po të gjendet fajtore.

Avokatët e Serbi-Malit të Zi pretendojnë se akuzat janë të ekzagjeruara. Ata gjithashtu mohojnë juridisksionin e gjykatës duke vënë në dukje se OKB pezulloi anëtarësimin e ish Jugosllavisë përpara se rasti të paraqitej më 1993.

"E gjithë ideja e vënies në pikpyetje të autoritetit të gjykatës vjen nga fakti se në vitin 2000 ne u bëmë anëtarë të OKB-së dhe nënshkruam Konventën mbi Genocidin në 2001. Pasojat e kësaj janë të dyfishta: se para kësaj date ne nuk qemë anëtarë të OKB-së dhe prandaj nuk mund të gjykohemi nga kjo gjykatë sepse vetëm anëtarët e OKB-së, me pak përjashtime që nuk janë të zbatueshme këtu, mund të dalin përpara kësaj gjykate," tha Vladimir Djeriç, një anëtar i ekpit ligjor të Serbi-Malit të Zi.

Një nga argumentet kyçe të ekipit të Serbi-Malit të Zi është vendimi nga ICJ në dhjetor 2004 për të hedhur poshtë padinë e ngritur nga Serbi-Mali i Zi kundër NATO-s. Gjykata vuri në dukje se kur qe ngritur padia në 1999, ish Jugosllavia nuk ishte anëtare e NATO-s.

BiH thotë se Serbia pretendonte të ishte shteti pasues i ligjshëm i federatës së shpërbërë jugosllave dhe se ajo nuk mund ta zgjedhë dhe marrë kur do legjitimitetin.

Gjatë argumenteve dhe hedhjeve poshtë në gjyq, Serbia nuk e mohonte se BiH ishte një viktimë e mizorive por thoshte se vendi i tyre nuk ishte përgjegjës për veprimet e kryera përpara revolucionit demokratik më 2000.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ne nuk kërkuam kurrë të mbrojmë regjimin e vajtueshëm të Slobodan Millosheviçit, të cilit i janë kundërvënë të gjithë përfaqësuesit përpara jush gjatë këtyre procedimeve, u tha Radoslav Stojanoviç gjykatësve.

Megjithatë BiH është e mendimit se vrasja, terrorizimi dhe përzënia e muslimanëve qe e planifikuar, organizuar dhe financuar në Beograd dhe se një model i sjelljes qe përcaktuar që arriti deri në genocid.

"Ky është akumulimi i krimeve të veçanta, përsëritja e lemeritshme e akteve të këqia, që ngrihet më së fundi qartë si një superkrim i genocidit," tha avokati i SHBA Thomas Frank që shërben si këshilltar për BiH.

Kroacia ka ngritur gjithashtu një padi genocidi ndaj Serbi-Malit të Zi e cila nuk është dëgjuar ende.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment