10/05/2006
Takimi i së premtes midis kryeministrit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë u përqëndrua në në demarkacionin kufitar, me të dy palët të ankthshme për të qetësuar përndezjen diplomatike rreth çështjes, muajin e kaluar.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup – 10/05/06
![]() Vlado Buçkovski i Maqedonisë (majtas) shtrëngon dorën me kryeministrin vizitues të Kosovës Agim Çeku në godinën qeveritare në Shkup të premten (5 maj). [Getty Images] |
Kryeministrat e Kosovës dhe të Maqedonisë, Agim Çeku dhe Vlado Buçkovski u takuan në Shkup të premten (5 maj), hera e parë që një kryeministër nga krahina e administruar prej OKB pritet në godinën qeveritare maqedonase. Gjatë vizitës së tij, Çeku u takua gjiothashtu me krerët e opozitës dhe ndoqi një seminar biznesi mbi bashkëpunimin.
Si Buçkovski ashtu dhe Çeku dukeshin të paduruar për të frenuar një grindje diplomatike që u ndez pas komentit të Çekut në prill se një marrëveshje kufiri nënshkruar nga Serbi-Mali i Zi dhe Maqedonia në 2001 nuk qe e vlefshme. Ai më pas u duk se u tërhoq nga deklarata duke pohuar se marrëveshja do të respektohej në praktikë. Gjatë bisedimeve të tyre të premten, të dy krerët ranë dakord që çështja do të zgjidhet kur të jetë koha e përshtatëshme.
"Është bërë e qartë se demarkacioni i kufijve është një çështje teknike se sa politike," tha Buçkovski. "Mes një gadishmërie të shprehur qartë nga pala e Kosovës, ne, politikanëve na mbetet vetëm të pozojmë për kamerat rreth një guri kufirinë ditën e demarkacionit."
Çështja do të zgjidhet kur një partner me legjitimitet ndërkombëtar do të ekzistojë në anën tjetër, tha Buçkovski. "Hartografët amerikanë dhe maqedonas do të punojnë mbi çështjet teknike," tha ai.
Çeku pati të njëjtin ton të ngjashëm pozitiv. "Ne po nisemi nga parimi se nuk do të ketë ndryshim në kufijtë, i cili është parimi i Grupit të Kontaktit. Për ne, demarkacioni është një çështje teknike që do ta zgjidhim në frymën e miqësisë së mirë kur të jetë koha e përshtatëshem," tha Çeku.
Gjatë vizitës së tij, ai gjithashtu takoi krerët e opozitës dhe të partive etnike shqiptare. Vesna Janevska e DVMRO-Narodna tha se opozita ishte e kënaqur me qëndrimin e Kosovës lidhur me pacënueshmërinëe kufijve në Ballkan.
"Është mirë që Maqedonia dhe Kosova kanë krijuar marrëdhënie normale dhe duan të zgjidhin problemet në një mënyrë të qytetëruar," tha nënpresidenti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Taçi.
Një forum biznesi u mbajt gjithashtu gjatë vizitës. Delegacioni i Kosovës arriti nëpërmjet linjës hekurudhore të rivendosur Prishtinë-Shkup. Ministri maqedonas i ekonomisë Fatmir Besimi tha se ndërtimi i një udhëshpejte midis Shkupit e Prishtinës do të fillonte së shpejti dhe ministri i tregtisë i Kosovës Bujar Dugoli njoftoi hapjen e një linje të re hekurudhore Gjilan-Kumanovë.