21/04/2006
Revista fDi, e botuar nga Financial Times e Londrës, kohët e fundit propozoi kryeqytetin serb si një nga qytetet e saj evropiane të së ardhmes për 2006-2007.
Nga Georgi Mitev-Shantek për Southeast European Times në Beograd -- 21/04/06
![]() "Qyteti po vazhdon të punojë në krijimin e kushteve të nevojshme për ardhjen e kapitalit të huaj," tha kryebashkiaku i Beogradit Nenead Bogdanoviç. [Getty Images] |
Revista fDi, një degë e Financial Times kohët e fundit njoftoi raundin e parë të propozimeve për listën e saj të qyteteve everopiane të së ardhmes për 2006-2007. Beogradi ishte zgjedhja në kategorinë "Evropa Juglindore/Evropa Qendrore Juglindore".
Duke dhënë hollësira për zgjedhjen, revista përmendte rritjen ekonomike dhe një rritje të interesit të investitorëve.
"Ekonomia e Serbisë u rrit në 8.6 përqind në 2004 dhe rritja e GDP pritet të kapërcejë 6 përqind në 2005," thoshte ajo. "Investimi total në Serbi në 2005 llogaritet në 1.65 miliard euro dhe investitorë të rëndësishëm të fundit përfshijnë Banca Intesa të Italisë, kompaninë e SHBA, Ball Packaging dhe Metro Cash & Carry të Gjermanisë. Struktura e metrosë në beograd ishte investimi më i madh në zonë të pazhvilluar në Evropën Juglindore në 2004."
"Përveç kësaj, Microsoft ka ngritur në Beograd qendrën e vet të parë të zhvillimit të softuerëve në Evropën Juglindore," vinte në dukje fDi.
Sipas kryebashkiakut të Beogradit Nenad Bogdanoviç, vlerësimi do të ndihmojë nxitjen e investimeve tëp reja shtesë dhe hapjen e punëve të cilat nga ana e tyre do të krijojnë kushte më të mira për jetën në kryeqytetin serb.
"Ajo që duhet të ndodhë në Beograd dhe në Serbi është që kapitali i huaj duhet të nisë të vijë me shpejtësi në rritje. Pa këtë nuk ka hapje punësh dhe programe të reja. Ka një mungesë fondesh në vend dhe paratë janë me investitorët e huaj dhe kjo është arsyeja se pse na nevoiten ata. Qyteti po vazhdon të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për ardhjen e kapitalit të huaj," tha Bogdanoviç.
Në disa vite të fundit, Beogradi ka pësuar zhvillim të rëndësishëm. Fonde të konsiderueshme janë investuar jo vetëm për ndërtimin e qendrave komerciale dhe grupeve të tregjeve por edhe në riparimin e infrastrukturave të vjetra e ndërtimin e të rejave, nga energjia, uji dhe ujrat e zeza te rrugët.
Që nga përmbysja e rregjimit të Millosheviçit në 2000, rrogat janë ngritur me disa herë, ndërsa një rritje me 15 përqind e punësimit e çoi forcën e punës prapa në nivelin e para-luftës të vitit 1990.
Në 2000, Beogradi fitoi rretrh 10 milion euro nga dhënia me qera e tokës ndërtuese të bashkisë për zhvillim, ndërsa këtë vit shifra është dhjetë herë më e lartë. Investime për të përgatitur tokën ndërtuese për zhvillim janë planifikuar në korridorin pan-evropian 10, i cili kalon nëpër qytet, së bashku me inmvestimet në zhvillimin e fronti ujor të savës dhe danubit, që është pjesë e korridorit 7.
Bogdanoviç vlerëson se deri në 2009, Beogradi mund të presë deri në 1.5 milion metra katrore pronë komerciale dhe banuese që të ndërtohen. Paga e tanishme mesatare mujore prej 288 euro pritet të rritet në 500 euro, ndërsa fuqia punëtore pritet të rritet me 15 përqind nga 620,000 që janë tani.
Përveç Beogradit, lista e fDi vlerësonte Baku, Barcelonën, Berlinin, Brno, Kopenhagen, Dublinin, Londrën, Manisën, Parisin, Vienën, Vilnius dhe Zurihun.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes