Ushtria maqedonase heq rekrutimin

21/04/2006

Ushtria Maqedonase do të bëhet profesioniste që nga tetori, kur klasa e fundit e rekrutëve përfundon shërbimin. Vendi, bëhet kështu i pari në Ballkanin Perëndimor që i jep fund kërkesës për shërbim ushtarak.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 21/04/06

photo

Ushtria maqedonase do të jetë e para në rajon që do të përbëhet plotësisht nga ushtarë profesionistë. [Getty Images]

Ushtria maqedonase (ARM) do të bëhet ushtria e parë në Ballkanin Perëndimor që i jep fund rekrutimit dhe përbëhet plotësisht nga ushtarë profesionistë dhe vullnetarë, sipas një plani të ri të njoftuar më parë këtë muaj. Shërbimi i detyrueshëm është hequr dhe klasa e fundit e rekrutëve i është bashkuar tashmë shërbimit në prill. Shërbimi i tyre ushtarak përfundon në tetor.

Ndryshimet janë pjesë e strategjisë së përgjithshme të reformës së mbrojtjes e cila ka për qëllim krijimin e një ushtrie të vogël, fleksibël dhe të mirë-paisur që mund të përballë kërcënime të reja asimetrike të sigurisë dhe të marrë pjesë në misionet ndërkombëtare të paqes.

"Për ARM dhe ministrinë e mbrojtjes, kjo do të thotë braktisje e një modeli jo-profesionist dhe futja e një modeli sipas standardeve të NATO-s," u tha gazetarëve ministri i mbrojtjes Jovan Manasievski. Ai tha se po merren hapa përpara planit dhe ato janë rezultat i përparimit në reformën e mbrojtjes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një klasë ushtarësh vullnetarë do të plotësojë personelin profesionist të ushtrisë. Vullnetarët do të bëjnë tre muaj trainim dhe më të mirët e tyre do të lejohen të shërbejnë si ushtarë profesionistë. Burrat dhe gratë nën moshën 26 vjeç do të jenë të zgjedhshëm për shërbimin vullnetar.

"Më parë, rreth 13,000 të rinj qenë të detyruar ndaj shërbimit ushtarak," tha Manasievski. "Modeli i ri liron burime shtesë që do të mirëpriten për ushtrinë profesioniste dhe modernizimin e saj. Në të njëjtën kohë, të rinjtë lirohen nga një detyrim serioz."

Ministria po përfundon gjithashtu mundësinë për shërbimin civil komunitar si një alternativë ndaj shërbimit ushtarak. Sipas Manasievskit, ai nuk dhënë ndonjë rezultat, ndonse ka rritur kostot.

Përfundimi i sistemit të rekrutimit u diskutua në një takim të Këshillit të Sigurimit Kombëtar një vit më parë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment