Kalimi kufitar në Maqedoni rinovuar nga projekti i financuar prej Bankës Botërore

18/04/2006

Koha e pritjes në kalimin kufitar të ngarkuar të Maqedonisë, Tabanovce do të reduktohet ndjeshëm si rezultat i një projekti rinovimi financuar nga qeveria dhe Banka Botërore.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup - 18/04/06

photo

Kalimi kufitar i rinovuar i Tabanovce u hap në 12 prill. [Tomislav Georgiev]

Një kalim i rinovuar në Tabanovce, që lidh Maqdoninë me Serbinë fqinjë, u hap në 12 prill në kuadrin e Programit Rajonal për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Evropën Juglindore (TTFSE). Projektin e financuan qeveria dhe Banka Botërore.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tabanovce është nga pikat më të ngarkuara kufitare të vendit, përshkuar nga deri 700,000 makina dhe 2.5 milion pasagjerë në vit. Kalimi i rinovuar, që ka gjashtë korsi dalje nga Maqedonia dhe tetë hyrje në vend, do të ndihmojë të përmirësohet efektshmëria. Është ndërtuar një godinë e re policie dhe dogane dhe gjithashtu struktura ndihmëse të tilla si një nënstacion dhe agregatë diezel.

"Shpenzimet e transportit në Maqedoni janë më të larta se sa ato në vende të tjera me 10 deri 20 përqind për shkak se është vend i rrethuar nga tokë," tha në 12 prill në ceremoninë e hapjes, Sandra Blumenkamp, përfaqësuese e Bankës Botërore për Maqedoninë. "Kjo pasqyrohet në transportuesit. Ndaj vendi duhet të bëjë çmos të ulë këto shpenzime. Modernizimi i kalimit kufitar është vetëm një segment." Të tilla përpjekje, tha Blumenkamp, do të ndihmojnë gjithashtu tërheqjen e investitorëve.

"Projekti i lehtësismit të transportit që bashkon vendet në Evropën Juglindore ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe sigurimin e rrjedhjes së shpejtë të mallrave dhe pasagjerëve dhe goditjen e korruspionit," tha Ministri i Financave Nikola Popovski. Sa për kalimin e ri kufitar, ai tha: " Ndryshimet sigurojnë një mjedis më të favorshëm për investimin në mbarë rajonin dhe një ekonomi të hapur e konkurruese. Ky kalim është një pjesë e korridorit 10 dhe është shumë i rëndësishëm për tregtinë ndërkombëtare."

Programi TTFSE ka për qëllim të reduktojë kostot jo-tarifore për tregtinë dhe transportin si edhe për të ndaluar kontrabandën dhe korrupsionin. Ai ka për qëllim gjithashtu të nxisë rrjedha më të buta dhe më pak të kushtueshme tregtie nëpër kufijtë në Evropën Juglindore dhe të sjellë procedurat doganore në nivelin e standardeteve të BE. Programi përfshin gjithashtu Shqipërinë, Bosnjë dhe Herzegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Moldavinë, Rumaninë dhe Serbi-Malin e Zi. TTFSE është një përpjekje bashkëpunimi midis qeverive të këtyre vendeve me Nismën e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SECI), Bankën Botërore, BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment