14/04/2006
Qeveria e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur zyrtarisht Sinopin si vendin për një project ambicioz bërthamor të energjisë për të përmbushur kërkesat në rritje dhe për të arritur pavarësinë energjitike.
Nga Allan Kovi për Southeast European Times në Stamboll -- 14/04/06
![]() Krahina e Sinopit në detin e Zi u zgjodh midis tetë vendeve të mundëshme për njësinë e propozuar bërthamore. [sinop.gov] |
Presidenti i Agjensisë Turke të Energjisë Atomike (TAEK), Oktai Çakiroglu konfirmoi të mërkurën (12 prill) se centrali i parë bërthamor i vendit do të ndërtohet në krahinën e detit të Zi, të Sinopit. Njësia pritet të ndihmojë përmbushjen e kërkesave për energji të vendit gjatë 15 viteve të tjera.
TAEK studjoi me kujdes hollësirat e vendeve të propozuar, duke u përqëndruar në kritere të tilla si temperatura e detit, klima, era dhe moti i përgjithshëm, i tha Çakiroglu një komisioni parlamentar. Pas tetë propozimesh të zgjedhura, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan vendosi atëhere për Sinopin, tha ai.
Një reaktor pilot 100 megavat do të ndërtohet deri në 2009, pasuar nga tre centrale të tjerë me një kapacitet 5,000 megavat, që pritet të hyjnë në shërbim deri në 2012. Turqia ka rezerva uraniumi që kapin 10,000 ton, sipas autoriteteve, të mjaftueshme për të paktën 50 vjet.
Turqit kanë debatuar me pro e kundra ndërtimit të një centrali bërthamor për së paku 30 vjet. Qeveritë e mëparshme u përpoqën të kishin një project të tillë tre herë të ndryshme por përfunduan në futjen në sirtar të planeve përballë kundërshtimit të grupeve mjedisore.
Ambjentalistët, si edhe opozita e Partisë Republikane Popullore, e kanë kundërshtuar gjithashtu projektin e Sinopit, duke përmenduar çmimin e tij të lartë dhe shqetësimet e sigurisë. Por ministri i energjisë dhe rezervave natyrore Hilmi Guler thotë se autoritetet janë të vendosura të shkojnë përpara.
"Reaksionet lidhur me energjinë bërthamore lindin nga një shqyrtim jo i hollësishëm i çështjes. Kur ajo të spjegohet në hollësi, njerëzit do të shohin se shqetësimi i tyre është pa bazë,” tha Guler.
Angazhimi aktual për të ndërtuar centralin rrjedh nga çmimet e ngritura të naftës dhe dëshira për pavarësi energjitike. Sipas Guler, Turqia duhet të investojë afërsisht 128 miliard $ në infrastrukturën energjitike deri në 2020 për të qenë në një temp me kërkesën në rritje dhe për të lëvizur nga vartësia prej naftës dhe gazit natyror të huaj.
Ai thotë se nevojat aktuale të Turqisë për energji kapin 88 milion ton naftë, me 72 përqind të kësaj sasie që përmbushet aktualisht nga furnizues të huaj
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes