Rehn i kërkon Bullgarisë të tregojë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

14/04/2006

Duke cituar “shqetësime serioze” rreth rendit të ligjit në Bullgari, komisioneri i zgjerimit Olli Rehn i kërkoi vendit të enjten të rritë përpjekjet.

(AFP, AP, BBC, Euronews, RFE/RL, Reporter.gr, Makfax, Sofia News Agency, Sofia Echo, Mediapool, Dnevnik.bg, Vseki Den - 13/04/06)

photo

"Bullgaria duhet të tregojë shpejt rezultate konkrete kundër korrupsionit e krimit në qoftë se do të hyjë në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm sipas planifikimit,” tha komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn. [EU]

Bullgaria duhet të tregojë rezultate konkrete në luftën e vet kundër krimit dhe korrupsionit për të hyrë në BE në janar 2007, tha zyrtari i lartë i zgjerimit të Bashkimit të enjten (13 prill).Ka ende shqetësime serioze lidhur me rendin e ligjit dhe funksionimin e tij në vend,” tha komisoneri i zgjerimit të BE Olli Rehn në një konferencë shtypi në Sofje pas takimit me kryeministrin Sergej Stanishev. “Ne na duhen rezultate të prekëshme, konkrete në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar që të tregojnë se askush nuk është përmbi ligjin.”

Vizita e shkurtër e Rehn të enjten erdhi përpara një raporti vendimtar të Komisionit Evropian (KE) mbi gadishmërinë e anëtarësimit të Bullgarisë në BE, që duhet të dalë në 16 maj. Vlerësimi do të përfshijë gjithashtu rekomandimin e KE në se vendi ballkanik do të hyjë në Bashkim në 1 janar 2007, siç është planifikuar, apo hyrja e tij do të vonohet me një vit. Krerët e bllokut 25-vendesh pritet pastaj të marrin një vendim përfundimtar në takimin e qershorit në Bruksel.

Duke refuzuar të diskutojë gadishmërinë e Bullgarisë për anëtarësimin, Rehn premtoi se raporti i KE do të ishte objektiv dhe i paanshëm. Ai vuri në dukje përparimin e Bullgarisë në disa fusha problemesh, duke përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale, bujqësisë, tregut të brendshëm dhe kontrollit kufitar dhe vlerësoi vendin për “rritjen e tij të fuqishme ekonomike.”

Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për “reformë në gjyqësor, ku ne kemi nevojë për përgjegjshmëri dhe pavarësi”.

Muajin e kaluar, parlamenti amendoi kushtetutën e vendit për të përmirësuar funksionimin e gjyqësorit, por ekspertët në Bruksel kanë kritikuar disa nga nenet e reja si të tilla që komprometojnë pavarësinë e sistemit. Në përgjigje të thirrjes së Rehn për ndryshime të mëtejshme në ligjin bazë të Bullgarisë, Sofja tha se nuk do të ishte në gjendje ta bënte këtë përpara 16 majit

Të enjten, komisioneri tha se objektivi i 1 janarit 2007 mbetet i arritshëm ndonse ai nuk pranoi të bënte ndonjë parashikim. Për të arritur objektivin, vendi duhet të vërë të gjitha energjitë e veta në kërkesat e BE në fushat e rendit të ligjit, tha ai.

"Data e pranimit të Bullgarisë në BE është e rëndësishme por përmbushja e kriterit të anëtarësimit është më e rëndësishme, si për Bullgarinë ashtu dhe për Komisionin Evropian,” tha Rehn. “Kjo është tani detyra kryesore për të gjithë qeverinë, të gjithë parlamentin, të gjithë administratën publike dhe të gjithë shoqërinë civile, për të arritur këtë.”

Stanishev u zotua se Sofja do të mbetet e përqëndruar në realizimin e reformave të kërkuara nga BE.

"Qëllimi i Bullgarisë për t’u bashkuar (me BE) në 1 janar 2007 është plotësisht i arritshëm në qoftë se ne mbajmë të njëjtën shpejtësi e përpjekje të reformave,” AP e citonte atë të thoshte. “Këto përpjakje nuk do të ndalen as për një çast.”

Vëzhguesit në Sofje thonë se vendi ka më tepër gjasa të bashkohet me BE në 1 janar së bashku me Rumaninë, por një masë mbrojtëse që kufizon të drejtat e saj të anëtarësimit në fushën e punëve të brendëshme dhe gjyqësorit, mund të aplikohet. Në këtë rast, vendimet e gjyqeve bullgare nuk do të aplikohen automatikisht në vende të tjera të BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading