10/04/2006
Të gjitha pengesat për në rrugën e anëtarësimit në BE duhet të hiqen, përfshirë çështjen e bashkëpunimit për krimet e luftës, tha të dielën presidenti serb Boris Tadiç.
(UPI, AP - 09/04/06; AFP - 08/04/06; Reuters, Irish Times, AP, RFE/RL, B92, Institute for War and peace Reporting - 07/04/06)
![]() "Anëtarësimi në BE është objektivi ynë strategjik. Të gjitha pengesat në këtë udhë duhet të hiqen dhe kjo do të thotë se ne duhet të bashkëpunojmë plotësisht me gjykatën e OKB në Hagë," tha presidenti Boris Tadiç. [Getty Imagesç] |
Presidenti serb Boris Tadiç tha të dielën (9 prill) se Beogradi duhet të dorëzojë të arratisurin për krime lufte Ratko Mlldiç në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) deri në fund të këtij muaji, për të mbetur në udhën e ndërtimit të lidhjeve më të afërta me BE.
"Anëtarësimi në BE është objektivi ynë strategjik," citohet kreu serb të thoshte në një intervistë me të përditëshmen austriake Kurrir daily. "Të gjitha pengesat në këtë udhë duhet të hiqen dhe kjo do të thotë se ne duhet të bashkëpunojmë plotësisht me gjykatën e OKB në Hagë."
BE paralajmëroi muajin e kaluar se mund të pezullonte bisedimet mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi (SAA) me Beogradin në rast se ai nuk dorëzonte Mlladiç përpara fillimit të raundit tjetër të negociatave në 5 prill. Por pas një takimi me kryeprokuroren e OKB Karla del Ponte, pas vizitës së saj në Serbi në 29 mars, Bruskseli e shtyu afatin përfundimtar për ekstradimin e ish komandantit ushtarak serb boshnjak në Hagë dhe vendosi të shkojë përpara me bisedimet.
Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn tha se del Ponte kishte raportuar se kishte patur "përparim në bashkëpunimin e Serbi-Malit të Zi me ICTY" dhe se kryeministri serb Vojislav Koshtunica kishte premtuar që Mlladiç do të gjendej e dorëzohej "pa vonesë".
Ndërsa sugjeronte të dielën se autoritetet serbe mbeten jo në dijeni të vendndodhjes së të arratisurit, Tadiç tha se ai kishte inkurajuar Koshtunicën të vepronte për premtimin e tij ndaj ICTY dhe BE dhe të arrinte afatin përfundimtar të prillit, raportonte UPI.
Mlladiç ka qenë i fshehur që nga 1995, kur ICTY e akuzoi atë së pari për krime të luftës për përfshirjen e tij të dyshuar në mizoritë e kryera gjatë konfliktit 1992-1995 në Bosnje dhe Herzegovinë. Ai përballet me dy akuza genocidi mbi masakrën e Srebrenicës në 1995 të 8,000 burrave e djemve muslimanë dhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës që la më tepër se 10,000 të vdekur.
Autoritetet serbe kanë pranuar se Mlladiç jetoi në Beograd nën mbrojtjen e ushtrisë deri në mes të 2002 kur u zhduk. I arratisuri, që merrte një pension nga Beogradi deri dhjetorin e kaluar, besohet gjerësisht se fshihet në Serbi. Një raport i fshehtë i inteligjencës më parë këtë vit nxirrte se më tepër se 50 persona e kanë ndihmuar atë t'i shpëtojë kapjes. Një numër ish bashkëpunëtorësh të Mlladiç janë arrestuar dhe marrë në pyetje qysh atëhere.
Javën e kaluar, e pëditëshmja me bazë në Beograd, Blic raportoi se agjentët e sigurimit serb kishin kërkuar shtëpitë e të afërmve të Mlladiç dhe kishin marrë disa nga ta për pyetje. Një kompani në pronësi të djalit të tij, Darko Mlladiç u kontrollua nga policia dhe inspektorët e taksave.
"Në qoftë se një person, qoftë Mlladiç, përpiqet të bëjë shantazh ndaj një popullsie të tërë, autoritetet do të reagojnë dhe kjo përfshin rritjen e presionit ndaj familjes," citon gazeta të thoshte një burim informacioni.
Ndërsa akuzonte Koshtunicën për strehimin e Mlladiç në të kaluarën, një ish shef i sigurimit të shtetit të Serbisë shprehu besim të dielën se kryeministri duhet të sigurojë se Beogradi përmbush afatin për dorëzimin e të arratisurit.
"Në rast se e kufizon veten me një datë të këtij lloji, kjo do të thotë se ndërkohë e ke paketën dhe ajo që të duhet është vetëm ta hapësh atë," citon AP të thoshte Goran Petroviç, i cili kryesoi shërbimin sekret pas përmbysjes në 2000 të ish presidentit Slobodan Millosheviç.
Në një zhvillim më vete të premten, parlamenti i Serbi-Malit të Zi kaloi një ligj për ngrirjen e pasurive të të dyshuarve të arratisur për krime lufte.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes