Rohan përjashton ndarjen e Kosovës

30/03/2006

Një propozim i OKB-së mbi decentralizimin e Kosovës ka për qëllim të lejojë komunat të qeverisin punët e tyre brenda kufijve të sistemit ligjor të Kosovës, tha të enjten ndihmësi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Albert Rohan.

Nga Blerta Foniqi për Southeast European Times në Prishtinë – 30/03/06

photo

Ndihmësi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Albert Rohan (majtas) u takua të mërkurën (29 mars) në Prishtinë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. [Laura Hasani]

Ndihmësi i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Albert Rohan ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës dhe çdo ideje mbi krijimin e një enklave të ndarë bazuar etnikisht në pjesën e krahinës të populluar kryesisht nga serbët.

"Ne duam t'u japim komunave një maksimum kompetencash, ato do të jenë në gjendje të qeverisin punët e tyre, kurdoherë brenda limiteve të sistemit ligjor të Kosovës," tha Rohan në një konferencë shtypi të enjten (30 mars) në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë. Megjithatë, ai shtoi "kjo nuk do të thotë dhe nuk mund të thotë krijim i një njësie të ndarë e cila është, si me thënë, mënjanë strukturave normale ligjore institucionale të Kosovës. Ne do të jemi kundër çdo ndarjeje, apo ndarje të brendshme të Kosovës dhe ne do të jemi gjithashtu kundër çdo shtrese të tretë qeverisjeje midis autoriteteve qendrore dhe komunave."

Rohan ishte në Kosovë për të paraqitur një plan decentralizimi hartuar nga ekspertët e OKB-së në bazë të dy raundeve të para të bisedimeve të drejtpërdrejta midis ekipeve negociuese nga Beogradi e Prishtina. Qëllimet, tha ai, janë të përmirësohet qeverisja e mirë duke sjellë administratën më pranë qyteteve dhe të trajtohen shqetësimet e grupeve të pakicave etnike duke përfshirë serbët e Kosovës.

Plani i OKB-së do të lejojë komunat të ngrenë partneritete mbi çështje konkrete si arsimi, shëndeti dhe punët kulturore dhe gjithashtu të ngrenë një shoqatë (apo shumë shoqata) të komunave, tha Rohan. Përveç kësaj, tha ai, ekspertët e OKB-së janë dakord me një kërkesë serbe për "komuna të mëdha në mënyrë të arsyeshme me një përqindje të qartë shumice të një grupi etnik".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi serbëve t'u përgjigjen orvatjeve të udhëheqësisë së Kosovës për të kontaktuar me ta. "Mosparaqitja është jo produktive. Ata duhet të angazhohen, duhet të marrin pjesë, duhet të bashkëpunojnë," tha ai.

Rohan kritikoi ashpër gjithashtu një direktivë nga Beogradi që i detyron serbët e Kosovës të japin të ardhurat që ata mund të kenë marrë nga institucionet e Kosovës përveç përfitimeve të dhëna nga Serbia. "Gjendja e serbëve të Kosovës është mjaft e vështirë dhe t'i detyrosh ata të heqin dorë nga disa pjesë të të ardhurave të tyre, do ta bëjë gjendjen edhe më të vështirë. Dhe unë dua gjithashtu ta bëj të qartë se kjo direktivë dhe përpjekjet tani për ta zbatuar atë aktivisht janë në kundërshtim të plotë me konceptin e decentralizimit që ne po ndjekim në bisedimet e Vienës," tha Rohan.

"Ne duam një shoqëri përfshirëse, duam një shoqëri shumëetnike, në të cilat komunat të kenë një maksimum vetëqeverisjeje, por ndarja e tyre e plotë nuk është ajo që përputhet me konceptin tonë," shtoi ai.

Konferenca e shtypit e Rohan erdhi në fund të një vizite tre-ditore në Kosovë, gjatë të cilës ai u takua me Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Agim Çeku dhe nënkryeministrin Lutfi Haziri. Ai udhëtoi gjithashtu në Zveçan dhe u takua me kryebashkiakët serbë të tre komunave veriore, duke u paraqitur atyre projekt-propozimet e OKB-së dhe duke përshkruar parimet prapa tyre.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment