Shqipëria dhe Izraeli do të rritin marrëdhëniet

28/03/2006

Perspektivat për një bashkëpunim më të madh u vunë në pah gjatë një vizite të fundit nga një delegacion i ministrisë së jashtme të Izraelit, kryesuar nga nëndrejtori i ministrisë, ambasadori Mark Sofer.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 28/03/06

photo

“Ne mirëpresim të rritim marrëdhëniet në fushën e marketingut, shëndetësisë dhe bujqësisë. Këto fusha janë shënuar si me interes për të dy vendet," tha diplomati izraelit Mark Sofer. [Dosje]

Shqipëria dhe Izraeli po kërkojnë të rritin lidhjet e tyre politike dhe ekonomike me firmat izraelite që konsiderojnë investime në një numër sektorësh, duke përfshirë telekomunikacionet, kujdesin shëndetësor, energjinë dhe teknologjinë e lartë. Perspektivat për bashkëpunim më të madh u vunë në pah gjatë një vizite më parë këtë muaj nga një delegacion i ministrisë së jashtme izraelite, kryesuar nga nëndrejtori i ministrisë, ambasadori Mark Sofer.

"Izraeli dhe Shqipëria kanë patur marrëdhënie të mira në këta 15 vjet dhe ne nënshkruam në Tiranë një marrëveshje ekonomike e politike midis të dy vendeve. Me zyrtarët shqiptarë ne diskutuam gjithashtu gjendjen e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit të cilat mbeten çështje vendimtare për të dyja vendet," i tha Sofer medias shqiptare.

Ndërsa ishte në Tiranë, delegacioni u takua me zëvendësministren e jashtme shqiptare Edit Harxhi.

Sipas Sofer, disa kompani izraelite punojnë ndërkohë në Shqipëri, kryesisht në sektorin bujqësor.

"Ne mirëpresim të rritim marrëdhëniet në fushën e marketingut, shëndetësisë dhe bujqësisë," tha Sofer. "Këto fusha janë shënuar si me interes për të dy vendet," shtoi ai, duke përmendur gjithashtu projektet për kompjuterizimin e shkollave si edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe telekomunikacioneve.

Delegacioni përcolli interesin e firmave të Izraelit në sektorin e energjisë, turizmit, agro-industrisë dhe fusha të tjera. Ai u zotua gjithashtu për ndihmë në ndërtimin e parkut arkeologjik kulturor të Sarandës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përveç kësaj, të dy palët diskutuan forcimin e dialogut politik dhe organizimin e konsultimeve të rregullta vjetore.

Gjatë vizitës së tij, Sofer foli rreth lidhjeve historike me Shqipërinë.

"Jo vetëm në Izrael por kudo në botë, çifutët e admirojnë Shqipërinë. Jo vetëm për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria shpëtoi çifutët, por gjithashtu për shkak se vendi është i mirënjohur për respektin e tij ndaj nesh. Mund të them se Shqipëria nuk ka patur kurrë anti-semitizëm," tha ai.

Shqipëria ka aktualisht një mision diplomatik përfaqësues në Tel Aviv, ndërsa Izraeli ka treguar se ka në plan të hapë një ambasadë në Tiranë në të ardhmen e afërt.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment