Firma austriake, zotëruesja e re e shumicës së aksioneve në shpërndarësin ESM të Maqedonisë

27/03/2006

EVN AG fitoi tenderin për shumicën e aksioneve në shpërndarësin ESM, duke ofruar 225 milion euro dhe zotimin për të investuar një shtesë prej 96 milion eurosh gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 27/03/06

photo

Anëtari i bordit të grupit EVN, Peter Lair (majtas) u drejtohet gazetarëve në një konferencë shtypi me Ministrin maqedonas të Ekonomisë Fatmir Besimi. [Getty Images]

EVN AG është mbajtësi i ri i shumicës së aksioneve të shpërndarësit ESM që fitoi tenderin e lëshuar në 9 dhjetor. Firma austriake ofroi 225 milion euro për shumicën e aksioneve dhe u zotua të investojë një shtesë prej 96 milion eurosh gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Sipas komisionit të tenderimit, EVN mori 256.24 pikë për ofertën e vet. Ofruesi i vendit të dytë, firma çeke CEZ, fitoi 201.16 pikë, pasuar nga ENEL e Italisë me 64.98 pikë.

"Në emër të të gjithë shtetasve, përshëndes EVN dhe i uroj asaj bashkëpunim të suksesshëm," tha Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi. "Unë pres zhvillimin e sektorit energjitik në një mënyrë të tillë si përfitim për shtetasit."

Sipas Peter Lejr, një anëtar i bordit të drejtorëve të EVN, shitja është një simbol i përparimit të Maqedonisë drejt integrimit në BE. "Nuk është vetëm përmasa e investimit që është e rëndësishme por hapja e potencialit të madh për veprimtari të tjera shërbimesh të bëra dhe përmirësimin e furnizimit me energji," tha ai.

Kryeministri maqedonas Vlado Buçkovski tha se analizat krahasuese kanë treguar se ky është çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një njësi energjitike në rajon. "Ky është konfirmimi i klimës së mirë të biznesit në Maqedoni," tha ai.

Sipas Buçkovskit, parlamenti maqedonas do të vendosë se si do të shpenzohen të ardhurat nga shitja. "Ka disa projekte zhvillimi por se cili nga ta do të miratohet varet ende nga përbërja e ardhshme parlamentare," tha ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një njoftim për shtyp i EVN rreshton disa arsye për interesin e kompanisë në Maqedoni. Një është se Maqedonia ka përafërsisht përmasat e Austrisë. Një arsye e dytë është statusi i kandidatit për anëtarësim në BE i vendit ballkanik.

Në Maqedoni ekziston një potencial i madh për investime në sektorin energjitik, si edhe investime në gaz, ujë dhe burime të energjisë termike, shtonte deklarata për shtyp.

Grupi EVN ofron elektricitet, gaz natyror dhe ujë për më shumë se 1 milion konsumatorë në Austri dhe Bullgari. Ai ka aksionet e shumicës në kompanitë bullgare të shpërndarjes së energjisë në Plovdiv dhe Stara Zagora. Kompania përfundoi vitin e kaluar me të ardhura para taksave prej 335 milion euro.

Shpërndarë në vite, EVN duhet të investojë 35.5 milion euro në shpërndarësin ESM gjatë vitit të parë, 31.5 milion euro gjatë të dytit dhe 29 milion euro gjatë të tretit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment