BE rikonfirmon perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor

13/03/2006

Duke siguruar vendet e Ballkanit Perëndimor rreth perspektivave të tyre evropiane, ministrat e jashtëm të BE u kërkuan atyre të shtunën të ndiqnin reformat e mëtejshme që kishin për qëllim përmbushjen e kritereve të anëtarësimit të Bashkimit.

(Irish Examiner - 13/03/06; FT, AFP, FENA - 12/03/06; Austrian EU Presidency, AFP, BBC, DPA, EUobserver, HINA, Sofia News Agency, B92, DW - 11/03/06)

photo

Ministri i Jashtëm boshnjak Mladen Ivaniç mbrrin për ditën e dytë të takimit jozyrtar të ministrave të BE në Salzburg.

Ministrat e jashtëm të BE risiguruan të shtunën (11 mars) vendet e Ballkanit Perëndimor për perspektivat e tyre për hyrjen në Bashkim, duke theksuar nevojën për përpjekje të mëtejshme.

"BE konfirmon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE," tha një deklaratë e miratuar në fund të një takimi jozyrtar në Salzburg, kryesuar nga Ministrja e Jashtme austriake Ursula Plashnik. Austria mban aktualisht presidencën e rradhës të BE.

"Unifikimi evropian është i paplotë pa Ballkanin," tha Plashnik në një konferencë shtypi. "Vendet e rajonit janë kandidatë të mundshëm për t'u pranuar. Ato kanë një perspektivë të qartë evropiane."

Takimi i Salzburgut u ndoq nga ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe Rumanisë të cilat janë caktuar të hyjnë në Bashkim në 1 janar 2007, si edhe nga ato të kandidateve të BE, Kroacisë, Maqedonisë dhe Turqisë si dhe nga Shqipëria, Bosnjë dhe Herzegovina (BiH) dhe Serbi-Mali i Zi. Pjesëmarrës të tjerë në bisedime përfshinin shefin e politikës së jashtme të BE Havier Solana dhe komisionerin e zgjerimit të BE, Olli Rehn.

Duke vënë në dukje se një debat rreth strategjisë së zgjerimit të bllokut 25 vendesh është për t'u bërë në 2006, ministrat e jashtëm theksuan gjithashtu se "kapaciteti i përthithjes duhet marrë parasysh" në çdo zgjerim të ardhshëm të BE.

"Pjesëmarrësit ranë dakord që përparimi i secilit vend drejt BE të vazhdojë të varet nga meritat individuale në përmbushjen e kushteve dhe kërkesave vënë në kriteret e Kopenhagenit dhe në procesin e stabilizimit dhe shoqërimit me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë," thoshte deklarata.

Duke vlerësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për përparimin e tyre në fushat e stabilitetit, demokracisë dhe mëkëmbjes ekonomike, deklarata vinte në dukje hapat e rëndësishëm që të gjithë kishin bërë në udhët e tyre të integrimit në BE gjatë vitit të kaluar.

Muajt e fundit kanë parë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Kroacisë në BE dhe njohjen zyrtare të Maqedonisë si kandidat i BE. Serbi-Mali i Zi dhe BiH filluan bisedimet mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me Bashkimin, ndërsa Shqipëria kompletoi bisedimet e saj më parë këtë vit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vendet e Ballkanit Perëndimor "duhet të përqëndrohen më shumë në përshtatjen dhe zbatimin e standardeve evropiane dhe në përkrahjen e kushteve për stabilitet dhe begatim të qëndrueshëm anembanë rajonit," thoshte deklarata.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të pjesëmarrësve për përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisaari, ai u kërkoi palëve të përfshira në bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës të gjenin një zgjidhje të negociueshme dhe të pranueshme nga të dy palët. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të standardeve që komuniteti ka vënë për Kosovën.

Duke përshëndetur strategjinë e njoftuar së fundmi nga Komisioni Evropian për Ballkanin Perëndimor, ministrat shprehën synimin e bllokut për të shkuar përpara me zbatimin e saj.

"BE do të vazhdojë të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet masave praktike për ta bërë perspektivën evropiane më të prekshme," thoshte deklarata e tyre.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment