10/03/2006
Autoritetet shqiptare thanë të mërkurën se një pulë e gjetur në një fshat të jugut u testua pozitive për virusin avian H5N1. Ndërkohë që nuk ka nevojë për panik, thanë ato, njerëzit duhet të respektojnë rregullat e arsyeshme higenike. Ndërkohë, qeveria po merr masa parandaluese.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 10/03/06
![]() Një grua e moshuar sheh ekspertët mjekësorë që mbledhin pulat e saj në fshtin Çukë, rreth 300 km në jug të Tiranës. Të mërkurën (8 mars) autoritetet raportuan rastin e parë të virusit H5N1 në Shqipëri. [Getty Images] |
Shqipëria konfirmoi të mërkurën (8 mars) rastin e saj të parë të virusit të gripit avian H5N1. Sipas ministrisë së bujqësisë, një pulë e gjetur në Çukë, Shqipëria e jugut, qe infektuar me virusin vdekjeprurës.
Mostrat e dërguara në Mbretërinë e Bashkuar u testuan pozitive, u tha gazetarëve Ministri i Bujqësisë Emin Gjana. "Ne i morëm rezultatet të martën mbrëma. Nuk ka nevojë për panik. Dërguam një grup pune në Sarandë, duke përfshirë ekspertë të huaj, ndërsa zona është vënë nën një karantinë që shtrihet në 3 km," tha Gjana.
"Tani për tani dyshojmë se 60 pula të gjetura të ngordhura në zonën e Çukës së Sarandës, pranë lagunës së Butrintit, mund të kenë patur gripin e shpendëve. Po testojmë edhe një mijë shpendë të tjerë," tha ai.
Sipas Institutit të Kërkimeve Veterinare (IKV) Shqipëria është rrethuar nga vende të prekura nga gripi i shpendëve dhe është në udhën e shpendëve shtegtarë.
"Shpendët shtegtarë mund ta kenë sjellë virusin nga Greqia. Ne nuk mendojmë se virusi është transmetuar te njerëzit," tha kreu i IKV Dashamir Xhaxhiu.
Strukturat shtetërore shqiptare janë vënë në alarm. Në një takim të kabinetit, Kryeministri Sali Berisha kërkoi të risiguronte publikun. "Dua ta bëj të qartë: nuk ka epidemi të gripit të shpendëve, por vetëm një rast sporadik," tha Berisha. "Zbulimi i tij në Shqipëri ishte pasojë e punës profesionale të grupit tonë të punës dhe këtu nuk ka nevojë për panik," shtoi ai.
Berisha, që është vetë mjek, i kërkoi popullit të respektojë rregullat bazë të higjienës të tilla si larjet e shpeshta të duarve dhe të sigurohen që pulat të gatuhen në një temperaturë 70 gradë Celsius.
Më parë këtë vit, Shqipëria forcoi masat parandaluese kundër gripit të shpendëve. Importet e pulave, bagëtive dhe bulmetrave nga vendet e prekura prej sëmundjes, u kufizuan. Një grup pune është ngritur nga ministri i shëndetësisë i vendit për trajtimin e çfarëdo rasti dhe përgatitjen e programit strategjik në rast të një shpërthimi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes