21/02/2006
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn nënshkruan në fundjavë faqen e parë të një marrëveshjeje stabilizimi dhe shoqërimi. Ministrat e jashtëm të BE pritet ta miratojnë dokumentin e plotë këtë pranverë.
Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë -- 21/02/06
![]() Presiedenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso (djathtas) shtrëngon dorën me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha në Tiranë të shtunën (18 shkurt). [Gent Shkullaku] |
Shqipëria bëri të shtunën (18 shkurt) një hap të rëndësishëm përpara në rrugën për në anëtarësimin në BE ndërsa nënshkroi pjesën teknike të një marrëveshjeje stabilizimi dhe shoqërimi (SAA) me bllokun 25-vendesh.
Në një ceremoni në Tiranë, Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj dhe komisioneri vizitues i zgjerimit të BE Olli Rehn nënshkruan faqen e parë të marrëveshjes. Marrëveshja e plotë kërkon tani miratimin nga ministrat e jashtëm të BE që pritet të japin viston më pas këtë vit.
Negociatat për një SAA, hapi i parë ligjor drejt anëtarësimit në BE kanë qenë në proces që nga viti 2003.
Nënshkrimi i të shtunës përputhej me një vizitë katër-orëshe në Shqipëri të presidentit të komisionit Evropian Hose Manuel Barroso i cili së bashku me Rehn udhëtonte në vendet kandidate të BE në rajon.
"Ky është një moment tepër i rëndësishëm për Shqipërinë," tha Barroso. "Sot ne nënshkruam faqen e parë të SAA, e cila përfshin një seksion të rëndësishëm në zhvillimin e një tregu të lirë dhe gjithashtu të përbërësve të tjerë politikë," vuri në dukje Barroso në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Sali Berisha.
"Pas nënshkrimit të marrëveshjes, që unë shpresoj se do të bëhet këtë pranverë, hapi tjetër i rëndësishëm do të jetë zbatimi i saj i duhur. Ky do të jetë i vetmi kusht për cilindo hap tjetër në procesin e integrimit," tha Barroso.
Ai vlerësoi kontributin e ekspertëve shqiptarë në hartimin e SAA dhe u kërkoi partive politike të vendit të punoonin së bashku për stabilitetin dhe të zgjidhnin me konsensus çështjet e rëndësishme.
Barroso ju drejtua gjithashtu parlamentit shqiptar gjatë qëndrimit të tij, duke vënë gishtin në reformat gjyqësore, luftën e krimit të organizuar dhe forcimin e ekonomisë si tre fusha përparësore.
Për të zhvilluar një luftë efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shqipërisë i nevojitet një "gjyqësor i fuqishëm dhe i pavarur" i aftë të zbatojë ligjin dhe ndëshkojë shkelësit, tha Barroso.
Shqipëria duhet gjithashtu të liberalizojë ekonominë, të përthithë investimet e huaja dhe të inkurajojë konkurrencën, tha ai.
Gjatë konferencës së shtypit të shtunën, Berisha tha se qeveria dhe institucionet e tjera të shtetit po punojnë për të përmbushur standardet e BE, për të forcuar ekonominë, për të ndërtuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe për të rritur standardin e jetesës.
Këto janë "konditat kryesore për përmirësimin e gjendjes së Shqipërisë", tha Berisha.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes