Filmi boshnjak i luftës fiton çmimin e lartë të festivalit të filmit të Berlinit

20/02/2006

"Grbavica", një film që ka të bëjë me çështjen e grave boshnjake muslimane të përdhunuara nga serbët gjatë luftës në Bosnjë dhe Herzegovinë, ka fituar çmimin e madh të festivalit të filmit në Bewrlin, Ariun e Artë.

(Independent, Irish Times - 20/02/06; RFE/RL, FENA - 19/02/20; AP, Reuters, AFP, BBC, DPA - 18/02/06; Berlin Film Festival Official Web Site; Wikipedia)

photo

Regjizorja Jasmila Zbaniç merr çmimin e saj në ceremoninë festive të Ariut të Artë si pjesë e festivalit të 56-të të filmit ndërkombëtar të Berlinit të shtunën (18 shkurt). Filmi i saj "Grbavica" fitoi Ariun e Artë si filmi më i mirë. [AFP]

"Grbavica", filmi i parë nga regjizorja boshnjake Jasmila Zbaniç fitoi të shtunën (18 shkurt) çmimin Ariu i Artë në festivalin e 56-të të festivalit të filmit të Berlinit.

Një film me buxhet të pakët, "Grbavica" përqëndrohet në pasojat e përdhunimeve masive që ndodhën gjatë konfliktit 1992-1995 në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH). Së paku 20,000 gra boshnjake muslimane u përdhunuan nga serbët gjatë dhunës, sipas përllogaritjeve.

Esma, e luajtur nga Mirjana Karanoviç, lindur në Beograd, është një nënë e vetme që jeton në Sarajevë me vajzën e saj 12 vjeçare. Sara, e luajtur nga Luna Mijanoviç beson se i ati i saj vdiq si hero ndërsa mbronte kryeqytetin e BiH.

Por kur shkolla e saj ofron një udhëtim pa para për nxënësit, me kusht që ata të paraqesin një certifikatë që provon se janë fëmijë të herojve të luftës, vajza arrin të marrë vesh të vërtetën. Esma nuk mund ta marrë dokumentin e kërkuar dhe përfundimisht pranon se Sara është vajza e një ushtari serb që e përdhunoi atë në një kamp të robërve të luftës.

"Unë dua ta përdor këtë rast për të na kujtuar të gjithëve se lufta në BiH ka përfunduar rreth 13 vjet më parë dhe kriminelët e luftës [ish kreu serb boshnjak dhe komandanti i tij ushtarak] Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, jetojnë ende të lirë në Evropë," tha Zbaniç teksa merrte çmimin. "Ata [nuk janë] kapur për organizimin e përdhunimit të 20,000 grave në Bosnje, vrasjes së 100,000 njerëzve dhe përzënies nga shtëpitë të një milion vetëve."

Zbaniç, 31 vjeç, e cila shkroi skenarin, ju dha gjithashtu çmimi nga juria ekumenike dhe çmimi i filmit për paqe për nxitjen e vlerave humane dhe paqen. Ky është filmi i parë që ka të bëjë me këtë aspekt të trashëgimisë së konflikteve të Ballkanit në 1992.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kjo regjizore e re mori rolin e një politikani dhe tregoi e tha publikisht atë që shumë nga ta nuk guxojnë ta thonë," i tha Reuters të dielën Bakira Haseçiç, kryetarja e Shoqatës së Grave të Viktimave të Luftës, edhe vetë një viktimë e përdhunimit gjatë luftës. "Ne jemi komplet të braktisura. Është një turp që pas kaq vjetësh dhe dëshmive tona të pafund të mizorive që na kanë ndodhur, nuk ka ende ligj që do t'i jepte një fund vuajtjeve tona. Lufta për ne nuk ka mbaruar."

Festivali i filmit të Berlinit, i cili është i krahasueshëm me festivalet e Kanës dhe Venecjes, shfaqi 360 filma nga 56 vende. "Grbavica" mundi 18 filma të tjerë përzgjedhur për çmimin e madh.

Veprat e mëparshme të Zbaniç përfshijnë dokumentarët "Autobiografi", "Më vonë, më vonë" dhe "Është natë, jemi të ndriçuar".

BiH ka prodhuar tetë filma artistikë që nga fundi i luftës duke përfshirë gjashtë nga regjizorë debutues që janë shfaqur në festivalet ndërkombëtare. Një tjetër regjizor i BiH, Danish Tanoviç, ka fituar 42 çmime për filmin e tij kundër luftës "Toka e askujt" duke përfshirë Oskarin për filmin më të mirë të huaj si edhe Globin e Artë nga festivali i Venecjes në 2002 dhe Palmën e Artë nga festivali i Kanës 2001.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimiin në Europë (OSBE) po vështron për rrugët për t'iu kundërvënë ekstremizmit në Ballkan. A duhet që qeveritë në rajon të bëjnë më shumë për të ndalur radikalizmin dhe ekstremizmin?

Po
Jo
Nuk e di