Norma e inflacionit për Malin e Zi më e ulët se ç'pritej

15/02/2006

Kryeekonomisti i Bankës Qendrore të Malit të Zi Nikola Fabris vlerësoi në fund të vitit të kaluar se 2005 do të përfundonte me një nga normat më të ulta të inflacionit në rajon. Statistikat tregojnë se parashikimet e tij qenë të sakta.

Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 15/02/06

photo

Mali i Zi gëzon normën më të ulët të inflacionit në rajon për vitin 2005. [Dosje]

Norma e inflacionit në Malin e Zi për vitin 2005, e cila u parashikua të ishte më e ulta në rajon, u raportua nga Byroja Statistikore e Malit të Zi muajin e kaluar të ishte 1.8 përqind, edhe më e ulët se ç'pritej. Kostoja e jetesës në vend, megjithatë u rrit me 2.3 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Byroja e statistikës raportoi gjithashtu se pagat e punëtorëve malazezë u rritën me 6.7 përqind në terma reale gjatë vitit 2005, ndërsa paga mesatare neto u rrit me 9 përqind krahasuar me vitin 2004.

Të dhënat konfirmojnë parashikimet optimiste të bëra nga kryeekonomisti i Bankës Qendrore të Malit të Zi Nikola Fabris në fund të vitit të kaluar. Në një raport që mbulonte nëntë muajt e parë të vitit 2005, ai parashikoi inflacionin vjetor midis 1.9 dhe 2.7 përqind. Sipas Fabris, viti pa rritje më të madhe të prodhimit industrial, turizmit, pyllarisë dhe arkitekturës. Çmimet e shitjeve kanë qenë në rënie ndërsa PKB u rrit me 3.8 përqind nga janari në nëntor, dhe u raportua në 4 përqind për vitin.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Me normat e interesit në rënie dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta të rritura me pothuajse gjashtë herë, Mali i Zi ka përmbushur të gjitha kriteret e Mastrihtit, tha Fabris. Situata makroekonomike është konsideruar e favorshme. Në shtator, të gjithë treguesit monetarë arritën pikën e tyre më të lartë që nga futja e euro-s.

Sa për sektorin bankar, kursimet e qytetarëve u rritën me 122.5 përqind dhe depozitat me 59 përqind në vitin e kaluar. Importet u rritën me 10.7 përqind krahasuar me vitin 2004, ndërsa eksportet ranë me 7.5 përqind. Një ulje në prodhimin e çelikut e prishi këtë barazpeshë, tha Fabris. Viti pa më pak importe ushqimore, kafshë, prodhime kimike, pije dhe duhan dhe më shumë importe të karburantit mineral dhe makina.

Shifrat e Malit të Zi janë në kontrast të plotë me ato të bashkimit federal. Serbi-Mali i Zi regjistroi një normë inflacioni prej 15.6 përqind në 2005, shumë më të lartë se ajo e parashikuar prej 9.3 përqind. Ekspertët besojnë se norma e inflacionit në Serbi-Malin e Zi do të mbetet me dy shifra për vitin 2006, pavarësisht nga parashikimet zyrtare për 9.3 përqind.

Të dy republikat përbërëse të Serbi-Malit të Zi kanë ekonomi të ndara. Mali i Zi do të mbajë një referendum më pas këtë vit për një shkëputje të plotë nga bashkimi federal i cili zëvendësoi ish Jugosllavinë tre vjet më parë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment