Fushata në Maqedoni ngre ndërgjegjësimin e rreziqeve nga të shtënat me armë

27/01/2006

Në Maqedoni dhe vende të tjera të Ballkanit, festimet shpien ndonjëherë në tragjedi për shkak të praktikës së përhapur gjerësisht të të shtënit me plumba në ajër. Ndërsa një fushatë e sponsorizuar nga UNDP po zhvillohet në vend, ajo çka është rritur duhet të bjerë.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 27/01/06

photo

Publikut po i kërkohet të mos shkrehë armë si pjesë e festimeve. [Tomislav Georgiev]

Fillimi i Vitit të Ri është tradicionalisht një kohë kur njerëzit marrin vendime. Këtë vit, një nga vendimet që maqedonasve ju kërkua të marrin ishte shmangia e të shtënit me armë në raste festash.

"Plumbat nuk janë kartolina - festoni pa armë" ishte sllogani i fushatës pesë-javore nisur nga ministria e brendshme në dhjetor, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore të UNDP të Evropës Juglindore për Kontrollin e Armëve të Vogla e të Lehta (SEESAC). Duke dhënë spote në radio e TV, broshura, postera dhe fletushka, fushata kërkon të ngrejë ndërgjegjësimin publik rreth rreziqeve të festimit me të shtëna armësh. Fakti i thjeshtë, thonë organizatorët, është se çfarë shkon përpjetë do të bjerë poshtë diku.

Çdo vit, festimet prishen nga tragjedi për shkak të zbavitësve "që nuk e mendojnë se ç'bëhet me plumbat e tyre," thotë Norimasa Shimomura, nënpërfaqësuesi i UNDP në Maqedoni.

Në një rast që tërhoqi vëmendje të veçantë, një plumb qorr goditi një vajzë të re gjatë festimeve të Vitit të Ri në sheshin qendror të Shkupit. Ajo vdiq dy ditë më pas.

Midis 31 dhjetorit 2004 dhe 2 janarit 2005, janë raportuar më tepër se 16 incidente ku përfshihet përdorimi i armëve të zjarrit, sipas ministrisë së brendshme..

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Fushata e fundit e ndërgjegjësimit publik ishte pjesë e përpjekjeve në vazhdim të ministrisë për të luftuar armët e paligjshme në vend. "Përdorimi i armëve rritet përpara dhe pas festimeve të Vitit të Ri dhe kjo është pse ne zgjodhëm këtë kohë për fushatën," thotë Ministri i Brendshëm Tomislav Nikolovski.

Ai thotë se qeveria ka bërë përparim në përpjekjet e saj për të bindur publikun të dorëzojë armët e paligjshme. Një ligj i ri për armët garanton dënime të rritura për zotërimin e paligjshëm. Një person i gjetur fajtor për shkrepje arme gjatë festimeve përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.

"Ndërshkimet janë të ashpra ndaj japin rezultate," tha ministri.

Problemi nuk kufizohet në Maqedoni, tregojnë ekspertët. Zotërimi i armëve në Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë dhe Serbi-Malin e Zi mbetet gjithashtu i lartë, me civilët që llogaritet të zotërojnë rreth 3.1 deri 3.9 milion armë në të katër vendet së bashku. Sipas SEESAC, vetëm 1.7 milion nga to janë të regjistruara. Fushata të ngjashme me atë të Maqedonisë janë bërë anembanë rajonit, që përkojnë jo vetëm me Vitin e Ri por edhe me festa fetare si Krishtlindjet apo Bajrami.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment