Kosteliç mahnit tifozët me shkarjen e pabesueshme

10/01/2006

Kroacia e nisi vitin 2006 me një veprimtari të madhe sportive, kupa e skive për femra në Malin Sljeme. Mijra tifozë besnikë dolën të brohorasin për Janica Kosteliç e cila u kthye në garë pas shumë kohësh, duke përfunduar e treta megjithë humbjen e njërit shkop.

Nga Kristina Cuk për Southeast European Times në Zagreb -- 10/01/06

photo

Marlies Shild e Austrisë (në mes) feston fitoren e saj në garën e slalomit për femra në 5 janar, pranë Kathrin Zetel (majtas) të Austrisë që zuri vendin e dytë dhe Janica Kosteliç e Kroacisë. [AFP]

Për të dytin vit me rradhë, Zagrebi priti Kupën Botërore të Skive për femra. Veprimtaria e mbajtur në 5 janar në Malin Sljeme, tërhoqi emra të mëdhej në skitë për gra: Marlies Shild, Kathrin Zetel, Anja Parson, Kristina Koznik, Resi Stiegler, Tanja Putainen, për të konkurruar për kupën e kristaltë dhe titullin e Mbretëreshës së Dëborës të Kupës Botërore të Skive.

Lista kryesohej nga Janica Kosteliç e Kroacisë që shpresonte të fitonte veprimtarinë këtë vit pas një shfaqjeje zhgënjyese në 2004, kur u rrëzua dhe nuk e përfundoi garën. Sljeme është veçanërisht e rëndësishme për Kosteliç, që do të festonte ditëlindjen e saj të 24-t ditën e sllallomit, sepse është shpati ku ajo ka mësuar skitë.

Prova e parë e sllallomit filloi në 15:15. Kosteliç, ndoshta e shqetësuar se mund të përsëriste rrëzimin si më 2004, shkau më me kujdes e më ngadalë se zakonisht dhe përfundoi në vendin e shtatë. Tre orë më pas, ajo nisi provën e dytë, brohoritur nga më tepër se 20,000 përkrahës, duke ndeshur një katastrofë sapo doli nga porta e lëshimit dhe humbi shkopin dhe dorashkën e djathtë. Etja e saj për medalje dukej e vdekur. Po për mrekullimin e tifozëve, Kosteliç e vazhdoi garën duke shkarë me dorën e saj të zhveshur nëpër dëborë teksa bënte kthesat. Në përfundim, ajo përfundoi garën dhe fitoi vendin e tretë. Atmosfera në Sljeme ishte ngazëlluese, me tifozët që këndonin, thërrisnin e ndiznin flakë Bengali.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Fituesja e tre Olimpiadave mbetet në krye të renditjes së sllallomit me 280 pikë, si edhe të renditjes së përgjithshme të Kupës Botërore, me 652 pikë.

"Ishte një budallallëk ajo që më ndodhi mua," i tha më pas Kosteliç televizionit kroat HRT. "Mendova ta lë garën pas pjesës së parë por m'u desh ta mbaroj për shkak të atyre që organizuan veprimtarinë dhe të tifozëve që erdhën të më mbështesin."

"Sljeme është diçka e veçantë," shtoi ajo.

Dy austriake përfunduan përpara Kosteliç: e para Marlies Shild dhe e dyta Katrin Zetel. Së bashku me kupën e kristaltë, fituesja merr 60,000 euro, pasuar nga 30,000 euro për vendin e dytë dhe 15,000 euro për të tretin. Ishte një ngjarje e madhe e medias për Kroacinë, mbuluar nga pesë rrjete të huaj televizivë, nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Suedia si edhe nga kanali Eurosport. Me mijra vetë punuan për të përgatitur veprimtarinë e cila konsiderohet gara më e shtrenjtë e sllallomit e botës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment