09/01/2006
Ballkani Perëndimor ka hyrë në një periudhë kritike, tha komisioneri i zgjerimit Olli Rehn në një takim të nivelit të lartë mbi të ardhmen e Ballkanit, duke përmendur çështjen e Kosovës.
Nga Antonela Arhin për Southeast European Times – 01/09/06
![]() Komisioneri i BE për zgjerimin Olli Rehn (djathtas) dhe Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç mbajnë një konferencë shtypi në Bruksel në 8 dhjetor 2005. [AFP] |
E ardhmja e Ballkanit ishte subjekt i takimit ndërkombëtar të nivelit të lartë në dhjetor, që mblodhi së bashku politikëbërës të BE, zyrtarë qeveritarë, krerë të biznesit, përfaqësues OJQ-sh, akademikë dhe anëtarë të shtypit ndërkombëtar. Titulluar "Duke sjellë Ballkanin në rrjedhën evropiane", veprimtaria u mbajt në Palais d'Egmont të Brukselit.
Diskutimi u përqëndrua në tre çështje kryesore: 1) A është bërë Balkani pjesë e ekonomisë evropiane, 2) Cilat vende të Ballkanit Perëndimor janë drejtuar për në anëtarësimin në BE, dhe 3) Cilat janë ç'duhen dhe ç'nuk duhen në rindërtimin dhe zhvillimin e Ballkanit?
Ballkani Perëndimor ka hyrë në një periudhë kritike, veçanërisht për shkak të fillimit të bisedimeve të zgjidhjes së statusit të Kosovës, tha në takim komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn.
Duke diskutuar procesin e zgjerimit, ai e përshkroi atë si një nga shtyllat e politikës së sigurimit të BE dhe ndërkombëtare. Megjithë një ngadalësim të shtyrë pjesërisht nga problemet buxhetore e kushtetuese të bllokut, BE mbetet e vendosur ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE të vendeve në rajon, theksoi Rehn.
Viti 2006 do të jetë vendimtar për këto vende, tha komisioneri. Duke komentuar arrestimin e fundit të të paditurit kroat për krimet e luftës Ante Gotovina, Rehn tha se Kroacia shërben si një shembull bashkëpunimi me Hagën, një shëmbull që Serbi-Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Herzegovina duhet ta ndjekin.
Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç ishte dakord, duke i kërkuar Beogradit të vepronte kështu. Duke diskutuar situatën ekonomike në rajon, Gjukanoviç tha se niveli i FDI në Ballkanin Perëndimor mbetet nën potencialin e tij. Kjo, arsyetoi ai, ishte kryesisht për shkak të proceseve të pazgjidhura politike.
Gjukanoviç lavdëroi vendet e Ballkanit Perëndimor për njohjen e rëndësisë të bashkëpunimit rajonal si një hap gradual të përshtatjes së parimeve të biznesit që funskionojnë në BE. Si shembuj, ai përmendi procesin aktual të ngritjes së një zone të lirë tregtare në Evropën Juglindore, veprimtaritë në kuadrin e marrëveshjes investuese midis OECD dhe Paktit të Stabilitetit, përpjekjet e përbashkëta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe nënshkrimin së fundmi të marrëveshjes mbi komunitetin e energjisë në Athinë.
Takimit ju drejtua gjithashtu edhe Presidenti serb Boris Tadiç. Ai kërkoi një "zgjidhje evropiane" për Kosovën, të cilën e përshkroi si një formë të gjerë të vetëqeverisjes që nuk do të cënonte sovranitetin serb mbi krahinën dhe kërkoi masa që kishin për qëllim sigurimin dhe mbrojtjen e pakicës serbe të Kosovës.
Takimi u organizua nga institucioni studimor Miqtë e Evropës në partneritet me Konrad-Adenauer-Stiftung, Institutin Konstandin Karamanlis për Demokracinë dhe Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes