Kosova do të bëjë regjistrimin e popullsisë në 2006

30/12/2005

Autoritetet në Kosovë kanë kompletuar fazën e parë të testimit për regjistrimin e popullsisë për vitin e ardhshëm, i pari që mbahet në krahinë që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Nga Erlis Selimaj për Southeast European Times në Tiranë – 30/12/05

photo

Një regjistrim do të mbahet në 2006 për të mbledhur informacion rreth banorëve të Kosovës. [AFP]

Kosova po përgatitet të mbajë një regjistrim popullsie në 2006. Në mes të nëntorit, autoritetet lokale njoftuan përfundimin e fazës së parë të provës, e cila u bë në gjashtë komuna.

Zyrtarë nga ministria e shërbimeve publike thanë se kjo fazë, e kryer në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Skënderaj dhe Novo Brdo, ishte "e suksesshme" dhe qe shenjë e mirë për krejt projektin.

Duke zgjatur më tepër se dy javë, projekti pilot kishte për qëllim të mblidhte informacion mbi numrin e banorëve dhe shpërndarjen e tyre territoriale.

"Objektivi kryesor ishte të provoheshin instrumentet mbledhës të të dhënave dhe funksionimi i tyre dhe të zbuloheshin mangësitë e rastit të procedurës që duheshin eleminuar përpara se niste regjistrimi i përgjithshëm," tha Ministrja e Shërbimeve Publike Melihate Termkolli.

Të dhënat e popullsisë do të jenë midis faktorëve që ndikojnë procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, shtoi Termkolli.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Teksa është ligjërisht pjesë e Serbi-Malit të Zi, Kosova ka qenë de facto një protektorat i OKB-së që nga fundi i konfliktit 1998-1999 atje. Shumica etnike shqiptare favorizon pavarësinë e plotë nga Serbia ndërsa Beogradi po kërkon të mbajë një formë sovraniteti.

Regjistrimi i fundit në Kosovë u bë në 1981 dhe qe organizuar nga autoritetet ish jugosllave.

Në atë kohë, banorët e Kosovës u gjet se qenë gati 2 milion. Megjithatë, shifra e përgjithshme si edhe shpërndarja demografike mendohet të ketë ndryshuar ndjeshëm si rezultat i konfliktit dhe zhvendosjeve lidhur me të.

Asambleja e Kosovës miratoi së pari një regjistrim popullsie më 2003, por miratimi përfundimtar i tij u vonua për shkak të kundërshtimeve nga përfaqësuesit serbë në parlament.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment