Gjykata kroate burgos ish paraushtarakun rreth vrasjeve në Srebrenicë

30/12/2005

Një serb kroat u dënua me 15 vjet burg të enjten për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e gjashtë muslimanëve boshnjakë të paarmatosur, pranë Srebrenicës në 1995 dhe për torturimin e të burgosurve kroatë më 1991.

(Radio Netherlands - 30/12/05; AP, Reuters, AFP, BBC, RFE/RL, HINA - 29/12/05; BETA - 20/12/05; Reuters, The New York Times - 13/06/05)

photo

Slobodan Davidoviç (në mes), një ish anëtar i njësisë paraushtarke Skorpions "mori pjesë aktive në trajtimin shnjerëzor dhe likuidimin" e gjashtë të rinjve muslimanë nga Srebrenica në 1995, tha në vendimin e tij gjykatësi i qarkut të Zagrebit Miroslav Sovanj. [AFP]

Gjykata e qarkut të Zagrebit dënoi një serb etnik me 15 vjet burg të enjten (29 dhjetor) për përfshirjen e tij në krimet e luftës të kryera gjatë konflikteve ballkanike herët në vitet 1990.

Slobodan Davidoviç, 52 vjeç, u arrestua në qershor, ditë pasi stacionet televizive anembanë ish Jugosllavisë transmetuan një video që tregonte anëtarët e një njësie policore paraushtarke serbe të quajtur Skorpions, të vrisnin me gjakftohtësi gjashtë të rinj muslimanë, të paarmatosur nga Srebrenica.

Me duart e tyre të lidhura pas, robërit, dy nga ta nën moshë, u zbritën nga një kamion në fshatin Godinska Bara pranë Trnovos në Bosnjën dhe Herzegovinën (BiH) lindore. Katër u vranë pas shpine ndërsa dy të tjerët u urdhëruan të shpinin trupat në një plevicë përpara se të vriteshin edhe vetë.

Regjistrimi tronditës, që u tregua së pari në gjyqin e krimeve të luftës kundër ish presidentit Slobodan Millosheviç në fillim të qershorit, çoi në arrestimet në Serbi të pesë anëtarëve të tjerë të njësisë paraushtarake, duke përfshirë komandantin e saj Slobodan Mediç. Autoritetet serbe donin ta gjykonin Davidoviç bashkë me të paditurit e tjerë por si shtetas kroat ai nuk mund të ekstradohej. Megjithatë, gjykata e qarkut e Zagrebit trajtoi rastin e saj.

Ndërsa procedimet gjyqësore filluan në fund të tetorit, Davidoviç, një ish kamarjer dhe punonjës ndërtimi me kohë të pjesëshme nga fshati i vogël lindor kroat Sidski Banovci, në jug të Vukovarit, nuk e pranoi fajin.

Gjyqtari kryesues Miroslav Sovanj tha të enjten se regjistrimi dha provë të qartë të pjesëmarrjes së Davidoviçit.

"Dëshmitë dhe video e ekzekutimeve në të cilat u njoh Davidoviç, tregojnë qartë se ai dhe të tjerët kanë marrë pjesë në vrasjen e muslimanëve," tha gjykatësi. Ish polici, shënoi gjithashtu ai, nuk kishte treguar mëshirë apo keqardhje për viktimat dhe kishte "marrë pjesë aktivisht në krejt operacionin" nga çasti që Mediç kishte urdhëruar ekzekutimet.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke spjeguar verdiktin e gjykatës, Sovanj tha gjithashtu se nuk kishte fakte që mund të shërbenin si rrethana lehtësuese pasi Davidoviç ishte një person i pjekur atë kohë. Për më tepër, pas fundit të konfliktit 1991-1995 në Kroaci dhe shërbimit të tij me Skorpions, ai u kthye në shtëpi sikur të mos kishte ndodhur gjësend.

Dhjetra serbë kroatë u bashkuan me Skorpions në 1991 kur lufta në republikën ish jugosllave ishte në kulm. Njësia përfundimisht shkoi të luftonte në BiH dhe mori pjesë në kapjen e Srebrenicës dhe masakrën që pasoi të deri 8,000 burrave e djemve boshnjakë muslimanë në korrik 1995.

Dënimi me 15 vjet burg i Davidoviç përfshin një afat nëntë vjet për torturën e ushtarëve të ushtrisë kroate në 1991 në një godinë të konvertuar në burg.

Sipas agjensisë kroate të lajmeve HINA, Davidoviç ka në plan ta apelojë verdiktin dhe do të mbetet në paraburgim deri sa vendimi të bëhet përfundimtar.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment