28/12/2005
Gjyqi i gjashtë vetëve të akuzuar për krime lufte kryer në qytetin boshnjak të Zvornikut në 1992 shënon herën e parë kur një rast është transferuar nga gjykata e OKB-së në një gjykatë serbe.
Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times në Beograd – 28/12/05
![]() Gjyqi i Zvornikut u transferua nga Haga në gjykatën e posaçme të krimeve të luftës të Beogradit. [Dosje] |
Rasti i parë i transferuar nga gjykata e OKB-së për krimet e luftës në një gjykatë serbe filloi procesin në fund të nëntorit. Gjashtë vetë janë në gjyq për atë që shumë e konsiderojnë një provë kyçe të aftësisë së gjyqësorit serb për të trajtuar raste të krimeve të luftës.
Branko Grujiç, ish kryebashkiaku 61 vjeçar i qytetit verilindor boshnjak të Zvornikut, është akuzuar në lidhje me vrasjen në 1992 të së paku 22 muslimanëve dhe të përzënies së 1,822 të tjerëve. Të akuzuarit bashkë me të janë ish komandanti i mbrojtjes territoriale Branko Popoviç, 57 vjeç, dhe katër anëtarë të bandës paraushtarake Grenxat e Verdha, Dragan Slavkoviç, 43 vjeç, Ivan Koraç, 33 vjeç, Sinisha Filipoviç, 31 vjeç dhe Dragutin Dragiçeviç, 35 vjeç. Asnjë prej tyre nuk e ka pranuar fajin.
Sipas padisë, Grujiç dhe Popoviç nuk arritën të ndalonin Grenxat e Verdha për të kryer një fushatë vrasjesh, përdhunimesh dhe abuzimesh të tjera kundër civilëve muslimanë pasi trupat serbe morën qytetin e përzjerë etnikisht të Zvornikut në prill 1992. Udhëheqja lokale e Partisë Demokratike Serbe, e ndihmuar nga paraushtarakët, kreu një fushatë sistematike deportimi dhe konfiskimi të pronës kundër popullsisë muslimane në qytet si edhe në fshatrat përqark.
Grujiç, i cili dikur u tha gazetarëve pas spastrimit etnik të Zvornikut se "nuk kishte pasur kurrë xhami në qytet," ka dëshmuar se nuk kishte dijeni për abuzimet. Si president i qeverisë së përkohshme bashkiake, Grujiç thotë se kishte marrë vesh vetëm dy apo tre ditë më pas burrat ishin hequr mënjanë dhe policia e Zvornikut i kishte thënë se ata do të liheshin të lirë të shkonin në Serbi.
Dëshmitarët në rast po marrin mbrojtje në përputhje me kërkesat nga gjykata e Hagës. Disa do ta kenë identitetin e tyre të mbrojtur gjatë procedurave të gjyqit, duke përdorur iniciale në vend të emrave. Kjo është një praktikë që është aplikuar në Serbi për herë të parë. Shqetësimi kryesor për gjykatën është mundësia se gazetarët mund të zbulojnë identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur, siç ndodhi së fundmi në Kroaci. Për cilindo që bën kështu janë vendosur dënime.
"Situata në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) është ende tepër serioze dhe e nderë dhe është vështirë të pritet se cilido që dëshmon për gjithshka që di...mund të kthehet në BiH dhe të lëvizë lirisht atje," citoi media serbe Mehmed Pragan, një gazetar i së përditshmes Slobodna Bosna.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes