19/12/2005
Pas një raporti qortues mbi bashkëpunimin e Beogradit me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës, një parti në koalicionin qeverisës po i kërkon forcave demokratike të Aerbisë të ndërmarrë veprim të vendosur për të arrestuar Ratko Mlladiç.
(Blic - 19/12/05; AP -- 16/12/05 - 18/12/05; Radio B92, ADN Kronos International - 16/12/05; International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia - 15/12/05)
![]() Ratko Mladiç është ende i lirë. [Dosje] |
Arrestimi i ish komandatit ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç është në interesin e Serbisë, tha të dielën (18 dhjetor) një parti në koalicionin qeverisës të Serbisë duke paralajmëruar se duhej marrë veprim urgjent për të kapur të fshehurin dhe për të shmangur izolimin ndërkombëtar.
"Ky është momenti i fundit për të gjitha forcat demokratike për të marrë përgjegjësinë e plotë për të ardhmen e Serbisë," citon AP Partinë e Ripërtëritjes Serbe (SPO) të Ministrit të Jashtëm të Serbi-Malit të Zi, Vuk Drashkoviç, të thoshte në një deklaratë. "Ne duhet të dërgojmë një mesazh të qartë te komuniteti ndërkombëtar që të gjithë të dyshuarit do të përfundojnë së shpejti në Hagë."
Thirrja pasoi një raport qortues të enjten nga kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës Karla del Ponte e cila e përshkroi bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) si të prishur në muajt e fundit. Duke ju drejtuar Këshillit të Sigurimit, ajo kërkoi gjithashtu që Serbia të bëhet përgjegjëse për dështimin e saj për të arrestuar Mlladiç, ish kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç dhe të fshehur të tjerë për krime të luftës.
Raporti negativ i del Ponte ndezi frikë se Serbia mund të ndeshet me izolimin dhe sanksionet ndërkombëtare që mund të prekin perspektivën e saj të integrimit euro-atllantik dhe investimin e huaj.
Serbi-Mali i Zi nisi bisedimet mbi një marrëveshje stabilizimi e shoqërimi (SAA) me BE në tetor dhe aspiron gjithashtu për anëtarësimin në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s. Të dy organizatat kanë vënë bashkëpunimin e plotë me ICTY si një kusht që vendi të mund të jetë i zgjedhshëm për t'u bashkuar me strukturat e tyre.
"Të gjitha afatet për kapjen e të fshehurve janë shkelur," thoshte Drashkoviç në një deklaratë të shkruar, të premten. "Ne po hasim perspektivën e pezullimit të negociatave mbi marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit me BE dhe ne nuk guxojmë as edhe të mendojmë rreth Partneritetit për Paqe. Aftësitë tona politike e morale në negociatat mbi statusin e ardhshëm të Kosovës kanë marrë gjithashtu një goditje," tha ministri.
Nënkryeministri serb Miroljub Labush ka paralajmëruar gjithashtu rreth një pezullimi të mundshëm të bisedimeve të SAA të Beogradit në shkurt 2006, në qoftë se Mlladiç nuk është kapur deri në atë kohë.
"Unë nuk mund të garantoj që raundi i ardhshëm do të mbahet në qoftë se ne nuk shkojmë përpara" në bashkëpunimin me ICTY, i tha ai të përfditshmes serbe Vecernje Novosti në një intervistë botuar të shtunën.
Sipas Nenad Çenak, kreu i Ligës për Social Demokratët e Vojvodinës, për dështimin e Beogradit për të dorëzuar Mlladiç në gjykatën e Hagës, duhet fajësuar Kryeministri serb Vojislav Koshtunica.
"Nuk është e komplikuar të gjesh e të dorëzosh Ratko Mlladiç në gjykatën e Hagës," tha Çenak në vërejtjet e tij në të përditshmen me bazë në Beograd Blic botuar të hënën. "Ai është shfaqur në vetëm shtatë apo tetë vende në Serbi. Problemi është te fakti se Vojislav Koshtunica nuk guxon ta ekstradojë Mlladiç" për shkak se ky nuk është "interesi politik" i tij, tha Çenak.
Deklarata e SPO megjithatë, u bëri thirrje politikanëve serbë "të pushonin së kërkuari për një fajtor" dhe të merrnin veprim të përbashkët në vend të kësaj, për të kapur Mlladiç.
"Përgjegjësia që rrjedh nga besimi i shtetasve dhe dëshira e tyre për të jetuar në një vend mormal, i detyron të gjitha forcat demokratike ... të nisin një veprim të vendosur," thoshte deklarata.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes