Gjykata dënon të pandehurit për krime lufte të Vukovarit

13/12/2005

Gjykata e krimeve të luftës e Beogradit nxorri verdiktin e saj të parë. Katërmbëdhjetë vetë u gjetën fajtorë dhe u dënuan me afate burgu për rolet e tyre në masakrën e vitit 1991 në Ovçara.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 13/12/05

photo

Dënimet për Vukovarin janë të parat e këshillit të krimeve të luftës të gjykatës së qarkut të Beogradit që nga krijimi i tij në 2003. [AFP]

Këshilli i krimeve të luftës të gjykatës së qarkut të Beogradit ka arritur verdiktin e tij të parë që nga themelimi në vitin 2003. Të hënën (12 dhjetor) ai dënoi 14 vetë të gjetur fajtorë për krime lufte kundër kroatëve në 1991, me një total prej 231 vjet burg.

Tetë të pandehur u dënuan me 20 vjet burg, ndërsa tre me 15 vjet secili. Të pandehurit qenë në gjyq për ekzekutimin pa formalitete të të burgosurve kroatë të cilët u suallën në fermën e Ovçarës jashtë Vukovarit dhe u pushkatuan pasi qyteti ra në duart e forcave serbe.

Një nga të akuzuarit mori një dënim 12 vjet dhe një tjetër, pesë. E vetmja grua midis tyre, Nada Kalaba, u dënua me nëntë vjet burg. Dhoma gjyqësore e kryesuar nga gjykatësi Veshko Krstajiç, liroi dy të pandehur, Marko Ljuboja dhe Slobodan Katiç.

Të gjithë të paditurit qenë pjesëtarë të njësive të armatosura serbe në kohën kur u kryen krimet. Forcat qenë nën komandën e ish ushtrisë popullore jugosllave e cila merrte urdhra nga Beogradi.

Midis 3,000 dhe 5,000 vetë, shumica civilë, besohet të kenë vdekur gjatë betejës 86-ditëshe në Vukovar. Vrasja e robërve të luftës u bë në fund të nëntorit 1991. Gjykata e Hagës ka paditur ish kryetarin e bashkisë të Vukovarit Slavko Dokmanoviç, tre ish oficerë të ushtrisë popullore jugosllave, Mile Mrksiç, Veselin Slivjançanin dhe Miroslav Radiç si edhe ish kreun e qeverisë rajonale Goran Haxhiç, për krime të kryera gjatë luftimeve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjyqi i Ovçarës filloi në 9 mars 2004. Verdikti u bazua kryesisht në deklaratat e dy dëshmitarëve bashkëpunëtorë, identitetet e të cilëve nuk u zbuluan gjatë gjyqit.

"Gjithkush do të dyshojë në deklaratat e njerëzve që vetë kanë kryer një krim," tha gjykatësi Veshko Krstajiç, duke shtuar se këta individë qenë provuar të ishin "instrumenti kryesor në zgjidhjen e krimeve të tilla të rënda."

Komandanti i mbrojtjes territoriale të Vukovarit Miroljub Vujoviç dhe zëvendësi i tij Stanko Vujanoviç, morën dënimet maksimale për organizimin e vrasjeve.

Zëdhënësi i zyrës së prokurorit për krimet e luftës, Bruno Vekariç, i tha medias së Beogradit se drejtësia ishte bërë. "I tërë procedimi u krye në përputhje me standardet botërore që tregon se gjyqësori serb është i aftë të haet me raste të riskut të lartë si ky," tha Vekariç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes