Krerët politikë boshnjakë zotohen për ndryshimet kushtetuese

23/11/2005

Politikanët kryesorë boshnjakë ranë dakord të martën të rregullojnë kushtetutën e Bosnjë dhe Herzegovinës. Ndërkohë, krerët serbë boshnjakë u zotuan të gjejnë dhe kapin të fshehurit për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç në qoftë se ata nuk dorëzohen.

(The New York Times, The Guardian, BBC, The Scotsman, FENA - 23/11/05; AP, Reuters, AFP, DPA, VOA, RFE/RL, Washington File - 22/11/05)

photo

Sekretarja e Shtetit e SHBA Kondoliza Rajs (djathtas) dhe Ministri i Jashtëm boshnjak Mladen Ivaniç nënshkruajnë një marrëveshje të statusit të forcave dhe një marrëveshje të qiejve të hapur, në Departamentin e Shtetit në Uashington, të martën (22 nëntor). [AFP]

Përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve boshnjake, kroate e serbe të Bosnjë dhe Herzegovinës (BiH) ranë dakord të martën (22 nëntor) të ndjekin reformat kushtetuese që synojnë forcimin e institucioneve shtetërore.

Marrëveshja, e nënshkruar në Uashington në ditën e dytë të ceremonive që shënonin dhjetë vjetorin e Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit (DPA) të cilat i dhanë fund konfliktit të viteve 1992-1995 në BiH, ngre bazën për përfundimin e ndarjeve të zgjatura etnike në vend. Realizimi i saj do të rritë gjithashtu perspektivat e BiH për anëtarësimin në BE dhe NATO.

"Ne kemi vendosur t'i hymë një procesi reforme kushtetuese që do të zgjerojë autoritetet e qeverisë shtetërore dhe do të përmirësojë parlamentin dhe zyrën e presidencës," thanë në marrëveshje krerët e tetë partive kryesore në BiH. "Ne jemi të vendosur për bërjen e këtyre reformave kushtetuese deri në mars 2006."

Pa përcaktuar masat që planifikohen, krerët politikë thanë se pas këtyre "hapave të para", do të kërkoheshin reforma të tjera të kushtetutës, në mënyrë që vendi të mund të përmbushte kriteret e pranimit në BE. "Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku për të ndërmarrë këto reforma dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë shtetasit e BiH," thanë ata.

Ndryshimet kushtetuese të diskutuara javët e fundit, nga sa thuhet, janë përcaktuar për ta kthyer vendin në një demokraci parlamentare "normale". Reformat e propozuara parashohin një reduktim të ndjeshëm të pushteteve të dy njësive politike të krijuara nën DPA, Republika Serbska (RS) dhe Federata e BiH, secila nga të cilat ka aktualisht qeverinë dhe parlamentin e vet. Propozimi kërkon gjithashtu zëvendësimin e presidencës tre-palëshe të BiH me një president të vetëm dhe dy zëvendësa.

Në një drekë të martën për delegacionin e BiH, diplomatët dhe zyrtarët e tjerë, Sekretarja e Shtetit e SHBA, Kondoliza Rajs, përshëndeti marrëveshjen si "një hap historik përpara".

"Për të shpënë përpara premtimin për paqen dhe përparimin, ne duhet tani të lëvizim përtej kontureve të ndërtuara një dekadë më parë," tha ajo. "Një shtet i dobët, i ndarë, ishte i përshtatshëm më 1995 por sot në 2005 vendi ka nevojë për një shtet të fortë, me energji, të aftë për të shpënë përpara të mirat publike dhe për të siguruar interesat kombëtare."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në një masë më vete të martën, krerët e tre partive serbe boshnjake kërkuan publikisht nga të fshehurit për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç të dorëzoheshin menjëherë ose do të ndesheshin me arrestimin. Të dy krerët serbë boshnjakë të kohës së luftës, të akuzuar për genocid lidhur me masakrën e Srebrenicës Më 1995 të rreth 8,000 burrave e djemve boshnjakë muslimanë dhe rrethimin 43-mujor të Sarajevës, kryesojnë listën e të paditurve më të kërkuar të gjykatës së OKB-së për krimet e luftës.

"Këta njerëz nuk përfaqësojnë interesat e RS ose të BiH dhe statusi i tyre i vazhdueshëm në fshehje kërcënon të ardhmen tonë," thoshte një deklaratë e përbashkët e nënshkruar nga Presidenti i RS dhe kreu i Partisë Demokratike Serbe, Dragan Çaviç, Ministri i Jashtëm i BiH dhe presidenti i Partisë së Përparimit Demokratik, Mladen Ivaniç dhe presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, Milorad Dodik.

"Në qoftë se ata vazhdojnë të refuzojnë dorëzimin, RS është gati dhe e vendosur të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e mundshme për t'i gjetur e kapur ata si edhe të tjerë persona të fshehur të mbetur, paditur nga gjykata e Hagës... Angazhimi ynë për të bërë kështu është një pasqyrim i qëllimit tonë për të përmbushur të gjitha detyrimet tona sipas ligjit ndërkombëtar e të vendit," shtonte deklarata.

Duke përshëndetur masën, Rajs tha se BiH "duhet të ndeshet plotësisht me demonët e së kaluarës, në veçanti me nevojën urgjente dhe të prapambetur gjatë për të sjellë para drejtësisë kriminelë si Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç." Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin pranimin në NATO të asnjë vendi të Ballkanit që dështon në arrestimin e të paditurve të vet për krime lufte, paralajmëroi ajo. "Nuk mund të ketë më shfajësime dhe vonesa," tha Rajs. "Dhjetë vjet janë mjaft."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment