Zyrtari i SHBA u kërkon krerëve politikë të BiH të bien dakord mbi reformën kushtetuese

22/11/2005

Nënsekretari i shtetit i SHBA Nikolas Bërns shprehu të hënën shpresën se krerët politikë boshnjakë do të deklarojnë gadishmërinë për të rinovuar kushtetutën e Bosnjë dhe Herzegovinës.

(The Washington Times, AP - 22/11/05; Washington File, Reuters, AP, BBC, VOA, RFE/RL - 21/11/05)

photo

"Ne nuk jemi ende atje. Nuk kemi ende një marrëveshje," tha Nënsekretari i shtetit i SHBA Nikolas Bërns. "Por unë kam besim se ata po shkojnë në atë drejtim." [AFP]

Një diplomat i lartë i SHBA shprehu shpresë të hënën (21 nëntor) se ndërsa zhvillohen ceremonitë që shënojnë dhjetë vjetorin e Akordeve të Paqes të Dejtonit (DPA), krerët politikë nga Bosnje dhe Herzegovina (BiH) do të binin dakord të rinovonin kushtetutën e vendit të tyre.

"Ajo që ne shpresojmë se ata do të bien dakord nesër, është që si krerë të partive politike në vend, ata do t'ja përkushtojnë veten këtij procesi të reformës kushtetuese, se do ta ndjekin atë gjatë muajve të ardhshëm përpara zgjedhjeve të vitit 2006," tha Nënsekretari i shtetit i SHBA për çështjet politike Nikolas Bërns.

Rreth dhjetë ditë më parë, krerët e tetë partive kryesore qeverisëse e të opozitës në BiH, u takuan në Bruksel për të diskutuar ndryshimet në kushtetutë, e cila është pjesë e DPA. Ata vazhduan bisedimet e tyre në Uashington të dielën, përpara ceremonive përkujtuese dy-ditore të cilat filluan të hënën me një konferencë titulluar "Përtej Dejtonit: Ballkani dhe Integrimi Euro-Atllantik".

"Dejtoni ngriti një shtet me ndarje të brendshme, mure të brendshme Berlini, që ndajnë një komunitet nga një tjetër sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për të ndalur luftën dhe për të ndërtuar një paqe paraprake e të brishtë," tha Bërns në konferencën e sponsorizuar nga Instituti i SHBA për Paqen. "Dhjetë vjet më pas këto mure të brendshëm duhen rrëzuar. Popujt e vendit, kroatët, serbët dhe muslimanët duhet të lejohet të përzihen, duhen lejuar të integrohen siç bëjnë popujt me dallime në shtetet normale multietnike."

Akordet e lanë BiH të ndarë në dy njësi politike: Federatën e BiH dhe Republika Serbska (RS), secila me qeverinë dhe parlamentin e saj. Përveç kësaj, ka një parlament dhe qeveri kombëtare dhe një presidencë tre-palëshe anëtarët e së cilës përfaqësojnë tre grupet kryesore etnike.

Në muajt e fundit, ndërsa vendi ka forcuar lidhjet e tij me komunitetin ndërkombëtar, janë intensifikuar thirrjet për reformën e atij që shumica e analistëve pranon se është një nga sistemet politike dhe administrative më të kabashme të botës.

"Bosnja nuk mund të mbetet një shtet i coptuar dhe të mendojë se mund të bëhet pjesë e një Evrope të bashkuar apo një NATO-je të bashkuar," tha Bërns.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nën ndryshimet e propozuara kushtetuese, dy njësitë do të mbeteshin por pushtetet e tyre do të shkurtoheshin mjaft, ndërkohë që parlamenti dhe qeveria shtetërore do të forcoheshin. Presidenca tre-anëtarëshe do të zëvëndësohej me një president të vetëm.

Duke folur në konferencën e të hënës, Riçard Hollbruk, ish ambasador i SHBA në OKB i cili ndërmjetësoi DPA në 1995, u kërkoi gjithashtu politikanëve të BiH, veçanërisht serbëve boshnjakë, të binin dakord mbi reformën e kushtetutës.

"Dua t'ju them ju me sinqeritet, se duke mbrojtur Marrëveshjet e Dejtonit në formën e tyre të tanishme ju në thelb përpiqeni të pengoni përparimin," tha ai. "Ju duhet të ndihmoni për të përmirësuar Dejtonin. RS duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se është pjesë e një vendi të vetëm që quhet Bosnjë dhe Herzegovinë."

Të martën, delegacioni i BiH i kryesuar nga kryetari i presidencës tre-palëshe, Ivo Miro Joviç dhe që përfshin dy anëtarët e tjerë të presidencës dhe rreth 40 politikanë dhe zyrtarë të tjerë boshnjakë, do të marrin pjesë në një drekë festive dhënë nga Sekretarja e Shtetit e SHBA Kondoliza Rajs.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment