Suksesi i US Steel Serbia mund të ndihmojë në nxitjen e investimeve të huaja

04/10/2005

Që prej blerjes së prodhuesit të çelikut Sartid më 2003, US Steel i ka transformuar operacionet, duke u bërë prodhuesi më i madh i Serbisë dhe një histori e madhe suksesi në procesin e privatizimit.

Nga Dushan Kosanoviç për Southeast European Times në Beograd - 04/10/05

photo

US Steel bleu firmën shtetërore Sartid më 2003. [US Steel]

Suksesi i US Steel Serbia mund të inkurajojë investime të huaja të tjera në Serbi e Mal të Zi, sipas CFO Xhon Kueid. Ai informoi Zëvendës-Ndihmësen e Shtetit të SH.B.A.-së Rosmari DiKarlo gjatë vizitës së saj muajin e kaluar për përvojën e prodhuesit të çelikut që më 2003, kur bleu firmën dikur shtetërore Sartid dhe gjashtë filialet e saj për 19 milionë euro, duke premtuar të investojë 124.2 milionë euro të tjera gjatë gjysmë-dekadës së ardhshme.

Si pjesë e marrëveshjes, US Steel me qendër në Pitsburg mori një angazhim prej tre vjetësh për të dhuruar pothuajse 4.2 milionë euro për çështje shoqërore të tilla si mirëqënia e fëmijëve, sportet dhe kultura. Firma është bërë një motorr i zhvillimit ekonomik vendas, duke siguruar vende pune për pothuajse 9,000 punëtorë në qytetin Smederovë. Ajo është gjithashtu eksportuesi më i madh i Serbisë. Në qershor të këtij viti, ndërmarrja rivendosi në funksionim një furrë shkrirje të rëndësishme në Smederovë, duke lejuar rritjen e prodhimit në 1.6 milionë ton këtë vit dhe për t'a dyfishuar atë më vonë në 2.2 milionë ton.

Operacioni është bërë një prej kapitujve më të suksesshëm në sagën serbe të privatizimeve, një proces i dëmtuar prej mungesës së rregulloreve, akuzave të shumta për mashtrime dhe korrupsion dhe një grumbull problemesh të tjera qëkur një ligj më 2001 hapi rrugën për shitjen e pasurive shtetërore. Rreth 1,406 firma janë shitur deri më tani, sipas të dhënave qeveritare.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjatë qëndrimit në Serbi e Mal të Zi, DiKarlo bëri një vizitë në Qendrën për Zhvillimin Ekonomik të themeluar nga US Steel në qendër të Beogradit. Duke përgëzuar suksesin e ndërmarrjes si një frymëzim për të gjithë investitorët potencialë, ajo tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e angazhuar për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në Serbi.

Në të njëjtën kohë, paralajmëroi ajo, qeveria duhet të bëjë detyrën e saj duke përmbushur detyrimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë premtimet e bëra ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare të tilla si FMN.

Ambasadori i SH.B.A.-së në Serbi e Mal të Zi Majkëll C. Polt u bëri jehonë komenteve të DiKarlos, duke theksuar se Uashingtoni e konsideron si mjaft të rëndësishëm përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik me vendin ballkanik. Ai tha se është optimist në lidhje me zhvillimet e ardhshme, duke vërejtur se ende ka sfida përpara.

I takon qeverisë serbe për të hequr pengesat e mbetura ndaj një ekonomie me të vërtetë të tregut -- veçanërisht në fushën e privatizimit, që mbetet e ngadaltë -- dhe të përqëndrohet në zbatimin e reformave dhe ristrukturimit të infrastrukturës, tha Polt.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment