Partitë opozitare maqedonase quajnë të pandershëm trajtimin nga qeveria të qorrsokakut të armatosur

29/09/2005

Një bandë e armatosur që pushtoi me muaj një fshat të zonës së Shkupit përfundimisht u shua si rezultat i asaj që shumë e dyshojnë si një ujdi të negociuar. Ndonëse qeveria ja doli ta zgjidhte krizën, partitë opozitare dhe bile dhe Presidenti Branko Crvenkovski kanë kritikuar atë që ata e quajnë si një shëmbull të keq.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup – 09/29/05

photo

Një fshatar i Kondovos kqyr politikanët të vijnë pasi Agim Krasniqi dhe grupi i tij u larguan nga zona. ëAFPç

Javën e kaluar, qeveria e Kryeministrit Vlado Buçkovski i shpëtoi një mocioni mosbesimi. Përveç kritikës ndaj politikave ekonomike të administratës së udhëhequr nga Social Demokratët dhe bërjes fajtor të saj për anëtarësimin e vonuar në NATO, partitë opozitare e përqëndruan zëmërimin e tyre në trajtimin nga qeveria të qorrsokakut të fundit të armatosur në Kondovo, një fshat në komunën e Shkupit, i cili ishte jashtë kufijve të policisë me muaj.

Kriza u zgjidh në gusht kur Agim Krasniqi, kreu me sa duket i rreth 80 burrave që pushtuan fshatin, ra dakord të tërhiqej dhe më pas u paraqit përpara një gjykatësi. Megjithatë, gjykata pastaj tërhoqi të gjithë urdhër-arrestet kombëtare e ndërkombëtare ndaj tij, një masë që nuk zëmëroi vetëm opozitën por bëri të vinin kritika nga Presidenti Branko Crvenkovski, ish kreu i partisë që tani udhëhiqet nga Buçkovski.

"Duke marrë parasysh seriozitetin dhe numrin e veprimeve kriminale për të cilat qenë akuzuar Krasniqi dhe pjesëtarët e grupit të tij," tha Crvenkovski, "më duhet të them se si veprimi i zyrës së prokurorit ashtu dhe vendimi i gjykatës kanë ngjallur me të drejtë jo vetëm vëmendjen por edhe dyshimin e publikut, revoltën, shqetësimin dhe kështu me rradhë, që çështja duhet të zgjidhet."

Krasniqi dhe grupi i tij e pushtoi Kondovon dy herë, së pari midis korrikut dhe dhjetorit 2004 dhe më pas midis shkurtit dhe gushtit të këtij viti. Nëpërmjet medias, Krasniqi kërcënoi të bombardonte Shkupin dhe njerëzit e tij rrrëmbyen dhe rrahën katër policë. Duke filluar nga shtatori 2004, u lëshuan urdhëra-arresti kundër tij për zotërim të armëve pa leje, rrëmbim dhe vjedhje.

Pasi Krasniqi dhe njerëzit e tij u larguan nga zona, policia gjeti një depozitë armësh që përfshinin mortaja dhe predha mortajash, një raketë-hedhës, mitrolozë të rëndë, armë automatike, granata-hedhëse dhe granata, bomba, mina tokësore dhe municion.

Ndonëse qeveria fitoi vlerësime për zgjidhjen paqësore të krizës, ajo u akuzua gjithashtu për dhënien e një shembulli të keq duke negociuar me kriminelë të armatosur. Partitë opozitare pretendojnë se tërheqja e Krasniqit u arrit nëpërmjet një ujdie politike midis social demokratëve dhe partnerëve të tyre në koalicion dhe Bashkimit etnik Demokratik shqiptar për Integrimin.

Ata akuzojnë gjithashtu se policët e shoqëruan Krasniqin në gjyq në një operacion të fshehtë pasi i kishin premtuar atij amnistinë dhe se gjyqtari tërhoqi urdhër-arrestet nën presionin politik.

"Vlado Buçkovski u ka dërguar një mesazh të zymtë shtetasve," tha Aleksandër Biçikliski, një zëdhënës për opozitën VMRO-DPMNE. "Pushtimi i fshatit dhe zgjidhja mund të ndodhë në të ardhmen me qeverinë që rri në tryezën negociuese."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Crvenkovski ka shprehur kundërshtime të ngjashme. "Ligji ose do të veprojë ose nuk do të veprojë në Maqedoni. Ligjet ose do të jenë të vlefshme për të gjithë ose ne do të nxisim mungesën e ligjit," e citon atë të thoshte Agjensia Maqedonase e Informacionit.

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke mohuar se ishte marrë vesh për një ujdi amnistie apo se kishte një rol në tërheqjen e urdhër-arresteve. Krasniqi ende përballet me akuza dhe do të përgjigjet për to në gjyq, ngulmojnë autoritetet.

Në të njëjtën kohë, qeveria mbron vendimin e saj për të mos ngritur operacion shkallë-madh, ku mund të vriteshin policë, për të detyruar Krasniqit të ikte nga fshati.

Mjetet politike në zgjidhjen e çështjeve të sigurisë nuk do të shmangen në të ardhmen, tha Buçkovski.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
inline-vote
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes