Kryetari i rradhës i OSBE thekson të ardhmen e BE për BiH dhe kërkon t'i jepet fund vendnumërosë së reformës policore

28/09/2005

Duke vizituar Sarajevën, Ministri i Jashtëm slloven dhe kryetari i rradhës së OSBE Dimitrij Rupel i bëri thirrje Bosnjë dhe Herzegovinës të kapërcejë pengesat që bllokojnë integrimin e saj euro-atllantik.

(OHR Morning Media Brief - 28/09/05; OSCE, FENA, AP, SEE Security Monitor - 27/09/05)

photo

Kryetari i rradhës së OSBE, Ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel vuri në dukje përparimin e Bosnjë dhe Herzegovinës në shumë fusha, veçanërisht reformën e mbrojtjes. [AFP]

Gjatë një vizite në Sarajevë të martën (27 shtator) kryetari i rradhës i OSBE, Ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel, bëri thirrje për zbatimin e reformës policore vendimtare në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH) si dhe bashkëpunimin e plotë me gjykatën e Hagës. Ndërsa përshëndeste përparimin e bërë nga BiH në një numër fushash, veçanërisht reformat e mbrojtjes, ai i kërkoi vendit t'i drejtohej problemeve që pengonin përparimin e tij drejt integrimit euro-atllantik.

"OSBE njeh arritjet si edhe përparimin e bërë nga Bosnjë dhe Herzegovina me reformat e mbrojtjes dhe vlerësimin për angazhimet politiko-ushtarake të OSBE, por mbeten shumë sfida përpara," tha Rupel.

Teksa ishte në Sarajevë ai u takua me anëtarët e presidencës tre-palëshe, Ministrin e Jashtëm Mladen Ivaniç dhe anëtarë të tjerë të këshillit të ministrave të BiH. Ai mbajti bisedime gjithashtu me Përfaqësuesin e Lartë Pedi Eshdaun, kreun e delegacionit të Komisionit Evropian, ambasadorin Majkëll Hamfri dhe anëtarë të tjerë të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar.

Një e ardhme evropiane është e vetmja zgjidhje realiste afat-gjatë për BiH dhe rajonin, tha Rupel duke shprehur mbështetjen e vendit të tij për aspiratat e vendeve të Ballkanit perëndimor për të hyrë në bllok.

Sllovenia, e cila mori nga Bullgaria në 1 janar kryesimin e rradhës të OSBE është e vetmja anëtare e BE dhe NATO-s midis ish republikave jugosllave. Nga të tjerat, Kroacia shpreson të nisë shpejt bisedimet e pranimit, Maqedonia pret njohjen si kandidate zyrtare për anëtarësim dhe Serbi-Mali i Zi ka gjasa të nisë bisedimet mbi një marrëveshje të stabilizimit dhe shoqërizimit(SAA) brenda javëve të ardhëshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kjo e lë BiH si të vetmen ish republikë jugosllave që nuk ka bërë ende hapin e parë zyrtar drejt ndërtimit të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin. Vendi kishte pritur dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të SAA në maj, por procesi u ndal nga dështimi prej partive politike të BiH për të arritur një marrëveshje mbi reformën policore. Partia Demokratike Serbe, partia qeverisëse në njësinë serbe boshnjake të BiH, Republika Serbska (RS) kundërshton idenë e krijimit të rajoneve policore që kapërcejnë kufitë e njësive, siç kërkohet nga parimet e refomës policore mbështetur nga BE.

Pas takimit të tij me Rupel, Ivaniç i cili kryeson një tjetër grupim politik serb boshnjak, Partinë për Përparimin Demokratik, u tha reporterëve se ai do që vendnumëroja e reformës policore të prishej sa më parë të ishte e mundur dhe ishte gati të propozonte një kompromis.

Duke folur të martën, ndihmësi kryesor i Përfaqësuesit të Lartë, Lerri Batler tha se veprimet e RS mbi reformën policore do të ishin faktor vendimtar në qëndrimin e BE ndaj perspektivave të integrimit të BiH, duke shtuar se kjo javë ishte vendimtare. Po qe se vendnumëroja zgjidhej deri në 3 tetor, kur ministrat e jashtëm kishin planifikuar të mblidheshin në Bruksel, mund të rezultonte një ndryshim i shpejtë i qëndrimeve, tha ai.

Batler përshëndeti deklarimet e fundit që kabineti i RS po punon mbi një propozim të ri për reformën policore. Megjithatë, ai nënvizoi se për aq sa ai nuk përfshin parimet e BE, çdo orvatje do të ishte e pakuptimtë dhe një humbje kohe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment