Skandali ushtarak rrezikon bashkimin shtetëror Serbi-Mali i Zi

20/09/2005

Zyrtarët malazezë kërcënuan të lënë institucionet e bashkimit shtetëror lidhur me presionin që ministri serb i financave Mlagjan Dinkiç po bën ndaj Presidentit të Serbi-Malit të Zi Svetozar Mariç. Zyrtarët thonë se Maroviç është më së shumti përgjegjës për një marrëveshje të diskutueshme të prokurimit ushtarak.

Nga Jelena Tusup për Southeast European Times në Beograd – 20/09/05

photo

"Nuk jam ndjerë mirë në këtë post për një kohë të gjatë dhe kjo po bëhet edhe më e vështirë sot," tha ai. "Në rast se ju doni një viktimë për hir të marrëdhënieve të mira midis Serbisë dhe Malit të Zi, jam dakord me këtë," tha Presidenti i Serbi-Malit të Zi Svetozar Maroviç. [AFP]

Presidenti i Serbi-Malit të Zi Svetozar Maroviç thirri një takim urgjent të krerëve kryesorë të shtetit të hënën (19 shtator) për të zbutur tensionet e shkaktuara nga një prokurim ushtarak që është bërë publik para disa javësh.

Ministri serb i Financave Mllagjan Dinkiç, që zyrtarët thonë se është përgjegjës për bërjen publike të marrëveshjes së diskutueshme, ka vënë gishtin ndaj Maroviç, duke zëmëruar zyrtarët malazezë. Maroviç, një malazes, ka lënë të kuptohet se mund të japë dorëheqjen. "Nuk jam ndjerë mirë në këtë post për një kohë të gjatë dhe kjo po bëhet edhe më e vështirë sot," tha ai. "Në rast se ju doni një viktimë për hir të marrëdhënieve të mira midis Serbisë dhe Malit të Zi, jam dakord me këtë."

Marrëveshja 300 milion euro, bërë me një kompani private, përfshin porosi për sende të tilla si 500 xhaketa pilotësh për një forcë ajrore prej 75 pilotësh dhe 69,000 xhaketa mbrojtëse dhe 74,000 helmeta për një forcë ushtarake prej rreth 28,000 ushtarësh, duke nxitur dyshimet për korruspion.

Pronari i kompanisë Mile Dragiç, u arrestua të hënën për dyshim të mitëdhënies zyrtarëve të paidentifikuar të ministrisë së mbrojtjes, ndërsa tre ofcerë të lartë janë akuzuar për mitëmarrje, raportoi B92 e Beogradit.

Të enjten, zyrtarët malazezë kërcënuan se do të lënë institucionet e bashkimit shtetëror të Serbi-Malit të Zi në Beograd dhe do të ikin në Podgoricë. Media e Beogradit raportoi të premten se kreu i zyrës së Maroviç, Vule Tomasheviç paralajmëroi se largimi do të ndodhë në qoftë se një institucion ndërkombëtar i pavarur nuk e zgjidh skandalin.

Në rast se Mali i Zi i shkon gjer në fund, kjo do të bllokonte bashkimin shtetëror nga funksionimi pasi presidenti dhe disa ministra janë nga Mali i Zi dhe asambleja e bashkimit shtetëror nuk mund të marrë vendime pa votuar shumica nga Mali i Zi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Të dielën, Kryeministri malazes Milo Gjukanoviç përsëriti kërcënimin duke akuzuar qeverinë serbe për "ushtrim të dhunës ndaj institucioneve të bashkimit shtetëror, duke u përpjekur të kontrollojë autoritetetin e bashkimit shtetëror". Qeveria serbe i hodhi poshtë akuzat duke thënë se "vetëm prokurori shtetëror mund ta zgjidhë rastin e prokurimit ushtarak", dhe u bëri thirrje të gjithëve të shmangin argumentin politik.

Gjukanoviç akuzoi gjithashtu politikanët serbë për përdorimin e skandalit për të shpallur pavarësinë serbe përpara referendumit mbi bashkimin shtetëror të planifikuar për vitin tjetër. Partia G17 Plus e Dinkiç po mbron pavarësinë serbe që nga viti 2003.

Në 10 tetor, Serbi-Mali i Zi do të nënshkruante marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërizimit me BE, që do të ishte një tjetër hap më pranë integrimit evropian.

Profesori beogradas i ligjit Stevan Liliç i tha SE Times se skandali mund të cënonte seriozisht këtë proces dhe mund të kishte një ndikim të dëmshëm në Serbi sepse "Serbia ka më shumë probleme se Mali i Zi për të zgjidhur, duke përfshirë bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës dhe korrupsionin gjyqësor."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment